Mehmedi: Mali i Zi dhe Serbia janë paralelja më e reale e konfliktit Ukrainë – Rusi

    Politikologu Faton Mehmedi në “Rruga Drejt…” deklaroi se Ballkani nuk mund të jetë imun ndaj zhvillimeve Rusi-Ukrainë. Megjithatë, ai shprehet se Kosova nuk do të jetë target i Serbisë, nga fakti se, Mali i Zi dhe Serbia janë paralelja më e afërt dhe më e ngjashme me konfliktin Rusi-Ukrainë.

    “Unë mendoj se kjo është përplasja e fundit brenda perëndimit. Popullim rus si civilizim i përket botës perëndimore dhe përfundimisht ne duhet me mbështet narrativen se përfundimi i kësaj lufte do të jetë ngritja e popullit rus dhe rrënimi i një regjimi post-komunist që e ka kohën që të shkoj. Unë e përjetoj si konflikt të brendshëm brenda perëndimit…Unë nuk e shoh si përplasje mes lindjes dhe perëndimit sa e shoh përplasje mes lindjes dhe perëndimit brenda Rusisë. Megjithatë nuk mendoj se Ballkani është imunë ndaj këtyre zhvillimeve dhe nuk mendoj se Kosova do të jetë target i Serbisë. Sipas kronologjisë të zhvillimeve Mali i Zi dhe Serbia janë paralelja më e reale dhe më e ngjashme mes Ukrainës dhe Rusisë”, tha Mehmedi.

    Mehmedi shton se, thirrjet permanente të ShBA-së për rritje të buxhetit në fushën e mbrojtjes tani vlerësohen si reale. 

    “Mendoj se Evropa dhe perëndimi në përgjithësi deri në këtë periudhë, deri në këtë akt, kanë jetuar me njëfarë iluzioni se ka përfunduar kohërat e luftërave, ka përfunduar historia, jemi duke shkuar drejt një bote tjetër. Ne edhe në shekullin 21 Rusia na dëshmoi se kemi qenë gabim. Sugjerimet e SHBA-së për rritje të buxhetit, 2 për qind për mbrojtjen që janë standarde të NATO-s që kërkohet nga secili shtet, 2 për qind e bruto prodhimit shoqëror për me u investua në mbrojtje kanë qenë reale, dhe mendoj se janë duke reflektu të gjitha shtete evropiane, posaçërisht këta që janë në NATO, si Gjermania që më në fund pas disa presioneve të ndaloj rrjedhën e gazit dhe të rrisin buxhetin. Bile Gjermania ka shkua edhe më tej me 100 bilion euro fillestar, që të arrij deri diku që të ketë një ushtri serioze, sepse situata është e pasigurt, e paparashikueshme”, deklaroi Mehmedi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimet që pëson truri i fëmijëve që bullizohen për një kohë të gjatë

    Lajmi i rradhës

    Konflikti Rusi – Ukrainë, Iseni: Nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë