Kovaçevski i përgjigjet VMRO-DPMNE-së, pasi tha se ai me vetëdije ka dezertuar

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski i përgjigjet VMRO-DPMNE-së një ditë pasi partia opozitare tha se ai me vetëdije ka dezertuar dhe ka shmangur shërbimin ushtarak gjatë luftës së vitit 2001.

    I pari i Qeverisë thotë se opozita mashtron dhe manipulon me gjendjen e tij shëndetësore të asaj kohe.

    “Asnjëherë nuk jam shmangur dhe as nuk kam ikur nga përgjegjësia për të shërbyer gjatë periudhës së ushtrisë. Vetëm njerëz të pandershëm dhe të frikësuar keqpërdorin sfidat shëndetësore të dikujt dhe ndërhyrjen kirurgjike që ka pësuar para 20 vitesh për ta fshehur turpin dhe krimin e tyre. Por, nuk jam i befasuar edhe për të gjitha gënjeshtrat, shpifjet, lajmet e rreme dhe manipulimet e tjera të VMRO-DPMNE-së”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    VMRO-DPMNE-ja vlerëson se Kovaçevski nuk është i aftë të drejtojë shtetin.

    “Ose Kovaçevski e ka keqpërdorur ndikim e të atit i cili atëherë ka qenë kryetar komune i Kumanovës dhe funksionar partiak i LSDM-së dhe ka marrë mendim të rremë mjekësor ose ai vërtetë është i paaftë për një kohë të gjatë. Nëse Kovaçevski nuk ka gënjyer dhe nuk është shërbyer me mashtrim, atëherë ne për kryetar të shtetit kemi një njeri që është i paaftë për gjatë kohë. Vetë diagnoza tregon se një paaftësi e tillë nuk mund largohet, që do të thotë se një paaftësi e tillë është afatgjate”, u shpreh Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

    Sipas LSDM-së, trillimet e VMRO-DPMNE-së bëhen për të larguar vëmendjen nga skandali i ditëve të fundit me tenderin 136 milion eurosh në Qytetin e Shkupit, i cili pasoi pas përplasjeve mes kryetares së Shkupit Danella Arsovska dhe partisë opozitare që e mbështeti në zgjedhje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dyshime për para ruse në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Zjarri kaplon një barakë përballë ndërtesës së DAP-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë