Zjarri kaplon një barakë përballë ndërtesës së DAP-it

    Flakët shkatërruan edhe një objekt të vjetër në Qendër të Shkupit. Në orët e Mesditës, ata përfshinë barakat në afërsi të vendit të quajtur “Rampa”.

    Barakat, ishin të ngjitura me shitore ndërsa ndodhen pranë ndërtesave ku ka qindra banorë. Pos dëmeve materiale, nuk ka asnjë persona të lënduar edhepse në këto baraka ka qëndruar një familje.

    Komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Shkup, Zvonko Tomeski tha se objektin e kanë gjetur të përfshirë nga flakët, por kanë intervenuar në kohë.

    “Intervenuam me gjashtë automjete të zjarrfikësve dhe 20 zjarrfikës. Ajo që mund të thuhet është se falë intervenimit të shpejtë zjarri u pengua të shpërndahet tek objekti fqinj dhe të shkaktojë dëm më të madh… Kontrolluam objektin, dhe pamë se brenda nuk kishte njerëz, nuk ka të lënduar janë djegur rreth 30 m2. Faktor vështirësues në njërën anë të objektit ishin punimet për ndërtim, në fakt kishte gropë për ndërtim që e vështirësonte intervenimin, por u munduam që shpejtë të intervenojmë e të mos shpërndahet zjarri”, u shpreh Zvonko Tomevski, komandant i Zjarrfikësve Shkup.

    Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, deklaroi se nuk dihen arsyet e shkaktimit të zjarrit. Ai shtoi se Komuna ka qenë e informuar muaj më parë se në atë barakë ka banuar ilegalisht një familje.

    “Deri në Komunë, në shërbimet inspektuese ka ardhur njoftim se ka familje të vendosur tek barakat ilegalisht. Nga ana e shërbimeve inspektuese janë marrë hapa konkrete që familja të largohet nga hapësirat. Kemi informata se ajo familja disa muaj ka qenë e vendosur ilegalisht me muaj në ato hapësira, e deri sa të përfundojnë hetimet nuk do mund të tregojmë arsyet e zjarrit”, tha Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër.

    I pyetur nëse komuna ka pranuar leje ndërtimi për parcelën ku ndodhen barakat, Gerasimovski tha se nuk kanë marrë kërkesë të tillë.

    “Ku janë rrethojat ka leje për ndërtim, ndërsa për të tjerat nuk ka as kërkesë të dorëzuar”, u shpreh Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër.

    Gerasimovski, tha se për një vit ka pasur tre zjarre në Komunën Qendër, dhe për të tre zjarret arsyen e sheh tek banorët që kanë jetuar ilegalisht. Vetëm disa muaj më parë, flakët e shkrumbuan objektin e ish fabrikës Treska, vendi i së cilës është në fazë pastrimit dhe pritet që të fillojë ndërtimi i ndërtesave të banimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski i përgjigjet VMRO-DPMNE-së, pasi tha se ai me vetëdije ka dezertuar

    Lajmi i rradhës

    Një miliardë euro për zonat industriale gjermanolindore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë