Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) ka refuzuar të gjitha 57 ankesat të dorëzuara nga parti të ndryshme dhe grupe votuesish për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. 37 prej tyre kishin të bëjnë me procedurën e vërtetimit dhe mbledhjes së rezultateve nga votimi ndërsa 20 ankesa kishin të bëjnë me procedurën e votimit.
Të gjithë kanë të drejtë që për vendimet e KSHZ-së të ankohen në Gjykatën Administrative. Varësisht nga vendimet e Gjykatës, KSHZ më pas do të dalë me rezultatet përfundimtare për komunat ku ka pasur ankesa. Për momentin rezultatet nuk përfundimtare për 11 komuna , në mesin e të cilave është Haraçina, Çairi, Buteli, Velesi, etj.
Ankesa pati edhe për komunën e Gostivarit por siç njoftoi kreu i KSHZ-së Boris Kondarko, sipas kodit zgjedhor, nëse në një komunë nuk është arritur pragu, atëherë nuk vlejnë as ankesat.






