Kufijtë mbeten të mbyllur edhe për të paktën një muaj, SHBA-të nuk hapin pikëkalimet me Kanadanë dhe Meksikën

    Kufijtë e Shteteve të Bashkuara me Kanadanë dhe Meksikën do të mbeten të mbyllura për udhëtime jo esenciale deri më 21 korrik, ka njoftuar Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare.

    Zgjatja prej 30 ditësh ka pasuar pasi që Kanadaja të premten njoftoi se ka paralajmëruar zgjatjen që do të duhej të skadonte të hënën, dhe që ishte në fuqi nga marsi i vitit të kaluar si rezultat i pandemisë së coronavirusit.

    Nën anën tjetër, qeveria amerikane javën e kaluar ka mbajtur takim me grupet punuese të Kanadasë dhe Meksikës, për t’u koordinuar për veprimet e mëtutjeshme.

    Departamenti për Siguri Kombëtare në SHBA, ka njoftuar se ka vërejtur ngjarje pozitive javëve të fundit dhe se është koordinuar me agjencitë tjera amerikane dhe grupet punuese nga Shtëpia e Bardhë, Kanadaja dhe Meksika – për të përcaktuar kushtet me të cilat do të mund të zbuteshin masat e sigurisë. 

    Lajmi Paraprak

    Hapen pikat kufitare Niki me Maqedoninë e Veriut dhe Kristalopigi me Shqipërinë

    Lajmi i rradhës

    Si t’i largojmë mushkonjat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë