Kujdes me antibiotikët – Zbuloni çfarë i bëjnë stomakut dhe kockave

    Organizmi i njeriut është strehë e të paktën e triliarda baktereve të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin.

    Ato janë organizma  mikroskopikë një-qelizorë të dobishme për sistemin imunitar dhe atë tretës.

    Ato ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe së bashku mund të peshojnë deri në 2 kilogramë.

    Bakteret ndahen në mbi 1000 specie dhe në dy kategori: të mira dhe të këqija.

    Për fat të mirë, të dy kategoritë jetojnë në harmoni të plotë me njëra tjetrën.

    Sidoqoftë, ky ekuilibër është i brishtë dhe prishet nga përdorimi i antibiotikëve.

    Shëndeti i kockave dhe mikrobet e stomakut

    Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se përdorimi i antibiotikëve ndikon fort në zhvillimin e skeletit të njeriut pas fazës së pubertetit.

    Kjo fazë zhvillimi është përgjegjëse për të paktën 40 përqind të masës kockore.

    Shëndeti i skeletit është gjithashtu në varësi të mikrobiomës së stomakut.

    Ndikimi i antibiotikëve në qelizat e palcës kockore

    Metabolizmi i kockave është në varësi të një procesi delikat.

    Përdorimi i antibiotikëve ndikon në shpërbërjen e masës kockore dhe çlirimin e mineraleve, sidomos kalçiumit, nga lëngjet kockore në gjak.

    Një gjë e tillë mund të jetë rezultat i një reagimi imunitar që shkaktohet nga ndryshimet në mikrobiomë.

    Si pasojë e antibiotikëve, komunikimi mes sistemit imunitar dhe qelizave të kockave shpërbëhet dhe ka ndërprerje të dëmshme.

    Një gjë e tillë dëmton ndjeshëm skeletin e njeriut.

    Ndikimi i stresit dhe antibiotikëve në stomak njësoj si ai i ushqimeve të shpejta

    Ndryshimet në komunitetin e brendshëm të baktereve që vijnë si pasojë e stresit janë njësoj të dëmshme si ato të shkaktuara nga ushqimet e shpejta.

    Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.

    Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen.

    Këto probleme zgjidhen me përdorimin e probiotikëve të cilët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

    Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm; detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm; prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

    Lexoni këtu më shumë për probiotikët./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Kripa e detit – funksionet për shëndetin e organizmit

    Lajmi i rradhës

    Dhimbjet e pashpjegueshme të muskujve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë