Kurc: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë në rrugën e eurointegrimeve

    Maqedonia e Veriut ka bërë shumë në rrugën e eurointegrimeve, ka shkruar sot në Tuiter kancelari austriak Sebastian Kurz pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, përcjell Nistori.

    Poashtu edhe kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev në Facebook ka shprehur mirënjohje për kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, i cili sot në Vjenë demonstron përsëri përgjegjësi të vërtetë dhe udhëheqje reale ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

    “Për sa kohë që ka udhëheqje të tilla të angazhuara për integrim, ideja europiane nuk do të mund të rrezikohet seriozisht, kurse perspektiva europiane do të jetë gjithmonë fitimtare ndaj euroskepticizmit. Diskutimi i sotëm në Vjenë tregon edhe një herë se e ardhmja e Europës është me Ballkanin Perëndimor dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është me Evropën”, shkroi Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

    Kancelari austriak Sebastian Kurz ftoi kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në një konferencë, në të cilën ndër të tjera diskutuan perspektivën evropiane, por edhe luftën kundër Kovid 19, mbështetjen ekonomike pas krizës dhe luftën e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm..

    Lajmi Paraprak

    Merret vendimi: Nga 1 shtatori, qytetarët e Teksas do mbajnë armë zjarri

    Lajmi i rradhës

    Nuk do të hiqet tarifa e lirë e energjisë elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë