Kurti në Slloveni – Brnabiqit: Nuk jeni distancuar as nga Millosheviqi, as nga Putini

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Strategjik “Bled 2023” në Slloveni gjatë fjalës së tij ka pasur një polemikë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq pasi ajo e quajti Kosovën pjesë të Serbisë.

    “Së pari duhet të them se është vendi im nuk janë dy vende, Kosova e ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur, nuk është pjesë e OKB-së. Dyshoj se do bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga vendet e BE-së”, ka thënë Brnabiq.

    Pas kësaj deklarate, Kurti ka thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk po i mendon dhe nuk janë distancuar nga Millosheviqi as nga Putini.

    “Ata nuk u distancuan as nga Millosheviqi, as nga Putini. Pra, nuk e kemi lehtë. Unë dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe këtë do ta bëja menjëherë po të ishte, p.sh., Republika Çeke fqiu im”.

    Kurti ka thënë se mbështetja në Kosovë për BE-në është 95% ndërsa në Serbi 35%.

    “Mbështetja në Kosovë për BE-në është 95%, në Serbi është 35%. Ne kemi vendosur sanksione kundër Federatës Ruse. Serbia as që po e mendon një gjë të tillë”.

    Gjatë kësaj deklarate të Kurtit kanë duartrokitur të pranishmit, teksa ka thënë se “nuk është e lehtë për ne. Dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë këtë, nëse fqinjët e mi do ishin çekë e jo serbë”.

    “Normalizimi është i vështirë, mund të ndodhë, ta zbatojmë marrëveshjen bazë, që jemi pajtuar në Bruksel. Normalizimi në psikologji do të thotë mungesë e konfuzionit midis realiteti dhe fantazisë, unë këtu nuk mund të kontribuoj”.

    Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka thënë se është duke punuar me pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

    “Jemi duke punuar me këto shtete në aspektin bilateral e diplomatik, atmosfera me këto vende është më e mirë se më parë, këto shtete duhet ti bashkohen shumicës dërmuese të vendeve që na njohin”, ka thënë Kurti.

    Shefi i ekzekutivit ka thënë se njohja “De-facto” dhe “De-jure” janë të ndara në Ballkan kështu që kjo çështje duhet të përmbyllet e të zgjidhet.

    Tutje, Kurti ka thënë se duhet të ketë shtensionim të situatës Kosovë-Serbi, ku siç ka theksuar ai, Kosova ka kontribuar në këtë duke ulur për 50% praninë e policisë në veri dhe duke pasur zgjedhje të parakohshme.

    “Pajtohem plotësisht na duhet deeskalimi dhe tashmë për 2 muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm, kemi ulur për 50% praninë e policisë së Kosovës. Shpresoj të kemi zgjedhje të parakohshme, fushata të hapura për zgjedhje të hapura demokratike, na duhet ndihma e BE-së, besoj në atë që njerëzit e kanë kuptuar në Kosovë”, ka vijuar ai. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Rama me fjalë ironike në Slloveni: Për t’u anëtarësuar në BE, Bullgaria do të sulmonte Maqedoninë e Veriut, Serbia-Kosovën, Bosnja veten dhe Greqia-Shqipërinë

    Lajmi i rradhës

    Një shqiptar, dy parti!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë