Kurti prezanton planin për rritjen e pagës minimale

    Foto: Emir H

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të martën, 12 prill, se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë – të mërkurën – do të miratohet projektligji që i hap rrugën rritjes së pagës minimale.

    Ai ka thënë se paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, dhe paga deri më këtë shumë do të lirohet nga tatimi.

    Sipas Kurtit, mbi 100 mijë punëtorë do të përfitojnë nga kjo rritje.

    Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nga kjo rritje do të përfitojë secila familje në Kosovë.

    “Ligji për pagën minimale, përveç se rrit pagën për të gjithë përfituesit nën nivelin 264 euro, ofron rritje për pagës neto, si për sektorin privat, ashtu edhe për atë publik. Secili që e ka pasur pagën mbi 250 euro deri më tani, do të përfitojë rreth 80 euro në vit, apo 6.80 euro në muaj, pas lirimit nga tatimi”.

    Në konferencë për media me gazetarët, Kurti ka thënë se në kuadër të masave për ringjalljen ekonomike, në muajin prill do të dyfishohet vlera e asistencës sociale, pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro shtesë, ashtu sikurse punëtorët e sektorit publik, privat si dhe studentët.

    Sipas Kurtit, vlera e zbatimit të këtyre masave do të shkojë në mbi 100 milionë euro.

    Murati ka thënë se për rritjen e pagës minimale duhet të bëhen disa ndryshime ligjore, duke përfshirë Marrëveshjen me Bankën Botërore për zgjerimin e asistencës sociale, Ligji për pagën minimale dhe Ligji për rishikimin e buxhetit.

    Paga minimale në Kosovë është 170 euro. Ajo nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.

    Agjencia Evropiane e Statistikave e ka vlerësuar këtë pagë si më të ulëtën në Evropë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Kushtet që duhet t’i plotësojnë myslimanët e RMV-së për të shkuar në Haxh

    Lajmi i rradhës

    Epoka e udhëheqësve autoritarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë