Lajçak pas takimit me Kurtin: Biseduam për hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi

    I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ndërsa theksoi se kanë biseduar për hapat e ardhshëm konkret për dialogun në rrethanat aktuale.

    Lajçak kështu njoftoi përmes një postimi në Twitter.

    “Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për hapat e ardhshëm, konkret për të çuar përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, shkruan Lajçak.

    Ditë më parë në Bruksel është zhvilluar takimi i gjashtë i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.

    Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga i Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike.

    Pas kësaj, njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, i ka reaguar ashpër përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Bugajski e quajti “shaka”, deklarimin e Lajçakut në lidhje me zgjidhjen e problemit për targat mes Kosovës e Serbisë.

    Ai është shprehur se është koha që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të hyjnë në NATO.

    “Kjo duhet të jetë një shaka. Ukraina po digjet, regjimet ruse dhe serbe po destabilizojnë Evropën dhe BE-ja po negocion targat? Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, shkruan Bugajski.

    Lajmi Paraprak

    “Mos na ktheni 100 vite mbrapa”

    Lajmi i rradhës

    RMV, mësuesit dhe drejtorët e shkollave për herë të parë do të testohen nga OECD

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë