RMV, mësuesit dhe drejtorët e shkollave për herë të parë do të testohen nga OECD

    Maqedonia e Veriut do të merr pjesë për herë të parë në TALIS, Hulumtimi Ndërkombëtar i OECD-së për Mësimdhënie dhe Mësim. Në kuadër të hulumtimit do të testohet se si punojnë mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave në vend, me qëllim që të përmirësohet cilësia e punës së tyre. Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Elizabeta Naumovska, për Meta tha se shteti asnjëherë nuk është përfshirë në këtë hulumtim.

    “Aplikuam dhe kjo tani do të zbatohet edhe në vendin tonë. Aktualisht jemi në pilotim, përkatësisht janë të përfshirë 10 mësimdhënës  dhe 10 drejtorë dhe synimi është të shohim instrumentet të cilat përdoren në provim. Kemi formuar fokus grupe, ka pyetësorë të cilëve duhet t’iu përgjigjen mësimdhënësit. Do të shihet se sa të përgatitur janë ata si mësimdhënës, sa marrin mbështetje nga institucionet, si punojnë me nxënësit, si vlerësojnë. Puna e mësimdhënësve do të kontrollohet nga të gjitha aspektet”, informoi Naumovska.

    Ky hulumtim, siç shton ajo, është i gjerë sepse përfshihet e tërë puna edukative-arsimore.

    “Qëllimi është të shihet situata reale dhe në bazë të asaj të punohet në përmirësimin e cilësisë së punës së mësimdhënësve. Nga puna dhe rezultatet e mësimdhënësve, varen njohuritë që nxënësit i tregojnë hulumtimet ndërkombëtare”, ka shtuar drejtoresha.

    Ky sondazh ndërkombëtar për mësimdhënien dhe të nxënit është i pari që e përcjell zërin e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave të cilët u përgjigjen pyetjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin profesional që kanë pranuar, praktikat e tyre të mësimdhënies dhe punën e tyre, komentet dhe vlerësimet që i pranojnë. Janë hulumtuar edhe çështje të tjera të ndryshme që lidhen me udhëheqjen e shkollës, menaxhimin dhe vendin e punës. TALIS është hulumtim periodik, përkatësisht është realizuar në vitin 2008, pastaj në vitin 2013, 2018 dhe herën tjetër do të bëhet në vitin 2024. Në vitin 2018, sondazhi kryesor u realizua në 31 vende të OECD-së.

    Nga listat kombëtare të shkollave të cilat i kanë plotësuar kushtet, TALIS me përzgjedhje të rastësishme merr mostra nga 200 shkolla për çdo shtet, e më pas përzgjedhjes së një drejtori shkollor dhe në mënyrë rastësore merr mostra nga 20 mësimdhënës në secilën shkollë nga mostra. OECD rekomandon që pjesëmarrja në këtë hulumtim të jetë vullnetare dhe që çdo individ mund të tërhiqet nga hulumtim në çdo kohë.

    Lajmi Paraprak

    Lajçak pas takimit me Kurtin: Biseduam për hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi

    Lajmi i rradhës

    Dobitë e çajit kamomil

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë