Lehtësohet procedura administrative për sistemet fotovoltaike

    Qeveria ka njoftuar lehtësira në procedurat administrative për sistemet fotovoltaike. Për instalimin e termocentraleve fotovoltaike në objekte, deri në 6 kw për amvisëri dhe deri në 40 kw për kompanitë, investitorët tani janë të detyruar vetëm të njoftojnë komunën dhe të dorëzojnë dy dokumente të nevojshme.

    Për personat juridikë do të kërkohet certifikatë nga Regjistri Qendror, kurse për personat fizik kopje e letërnjoftimit dhe fletë pronësia për objektin për të cilin vendoset projekti bazë. Ndryshimet në Ligjin e Ndërtimit hynë në fuqi si pjesë e masave antikrizë.

    Pas kontrollit të inspektorëve komunal, ata që prodhojnë energji elektrike më tepër se konsumi i tyre, mund ta shesin energjinë e tepërt të prodhuar nga panelet diellore në rrjetin elektro-shpërndarës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Të ulemi në tavolinë dhe të gjithë t’i themi qëndrimet tona mbi ndryshimet kushtetuese”

    Lajmi i rradhës

    Tre kompani dorëzojnë oferta për mbikëqyrjen e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë