Lloga: Të ndëshkohet kryetarja e Gjykatës në Kumanovë ose edhe mua të më drejtohet me “shiptar”

    Të dënohet kryetarja e Gjykatës së Kumanovës, ose edhe mua të më drejtohet në atë mënyrë, kërkoi ministri i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga.

    “Kërkova nga Këshilli Gjyqësor që të sanksionohet kryetarja e Gjykatës së Kumanovës, ose në të kundërtën edhe mua si ministër të më drejtohen me “shiptar””, deklaroi ministri Lloga.

    Ai ka theksuar që në rast se gjendja në këtë rast nuk do të ndryshojë, në komunikimin e ardhshëm, zyrtarisht të përdoret kjo terminologji.

    “Theksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reagimit më të mprehtë dhe masave të duhura për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të sanksionuar këtë lloj sjellje dhe për të inkurajuar gjuhën e urrejtjes në bazë kombëtare”, kërkoi Lloga.

    Lajmi Paraprak

    Riemërimi i rrugëve në Tetovë, pa Badenter?

    Lajmi i rradhës

    Sulmohet fizikisht gazetari Valon Syla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë