LSDM: Me fillimin e negociatave siguruam ruajtjen e identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase

    Partia në pushtet. LSDM përmes një komunikate për media ka potencuar se hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, shënon një kapitull të ri më shumë zhvillime dhe suksese për shtetin tonë.

    “Filluam negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjuha, identiteti, tradita, kultura jonë maqedonase bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane. Pas 17 vitesh pritje, hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve për zhvillim të përshpejtuar, progres dhe stabilitet, kemi hapur një anë të re të zhvillimit, mundësive dhe prosperitetit evropian. Me fillimin e negociatave siguruam ruajtjen dhe forcimin e identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, gjuha maqedonase do të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së. Kemi diçka për të cilën duhet të gëzohemi dhe të krenohemi.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

    Nga LSDM shtojnë se po arrihet një tjetër synim strategjik në faqet e historisë maqedonase, i cili do të na sigurojë një të ardhme të sigurtë evropiane.

    Lajmi Paraprak

    “Maqedonia në BE më shpejtë se Serbia dhe Mali i zi, të cilët kanë negociuar për 10 vjet”

    Lajmi i rradhës

    Rusia rihap gazsjellësin për në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë