Lubonja kritikon Ramën për “Open Balkan”: Nuk ka paqe duke anashkaluar Kosovën, ndërsa nga ana tjetër takohesh me Vuçiq

    Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

    Opinionisti Fatos Lubonja ka kritikuar Edi Ramën, sipas tij për tollovinë dhe problemin që ka krijuar me ftesën e këngëtarit nga Serbia, Goran Bregoviç në festën “Birra Korça”. Sipas Lubonjës, Edi Rama është regjisori i gjithë kësaj zhurme dhe se figura e Bregoviç përdoret poashtu në kuadër të “Ballkani i Hapur”, por qasja e Ramës është gabim, përcjell Nistori.

    “Njëri gabim kryesor për mendimin tim është që këtë punë duan ta bëjnë nga lartë-poshtë. Ky thotë jam për paqen, jam që shqiptarët, kosovarët të jetojnë. Si bëhet kjo? Bëhet me urdhërin e peshkut nga ty, që shkon takohesh me Vuçiçin! Që, bile kur ta do puna vë edhe flamurin e Shqipërisë Madhe në kryeministri, para ca kohësh. Apo kjo bëhet nëpërmjet tjera politika, tjera mjeteve. Pra, mjetet e intelektualve që krijon hapësirat, jo vetëm thjesht ekonomisë, po hapësirat kulturore, hapësirat e bashkëveprimit, njërën-tjetrën, duke respektuar gjithmonë ndjeshmëritë e të tjerëve. Cili është përfundimi? Ti flet për Ballkan të hapur dhe prish Kosovën me Shqipërinë. Vetë ky konflikt kaq i ndezur tregon ti që s’ke përgatitur një terren, s’ke punuar për një terren: paqeje të vërtetë, bashkëpunimi të vërtetë, etj”, ka deklaruar Lubonja për News24.

    Në lidhje me “Open Balkans”, Lubonja thotë se shqiptarët e Kosovës kanë arsye për të kundërshtuar Ramën dhe pyetja lind kështu: në qoftë se ti mua më njeh si shtet (Shqipëria-Kosovën), atëherë unë mund të të vij ty në “Open Balkan” si shtet, siç është Euoropa. Por Europa janë shtete ato dhe janë bashkuar. Ai (Vuçiç) thotë se unë nuk e njoh Kosovën, Kosova është territor serb. Këta (Kosova) as nuk përfaqësojnë dhe ky është një anashkalim i Kosovës, që e bën edhe Shqipëria. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Cila është pija më e shëndetshme për organizmin?

    Lajmi i rradhës

    Në Gostivar disa të infektuar me Covid-19 shkelin vendimin për izolim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë