Në Gostivar disa të infektuar me Covid-19 shkelin vendimin për izolim

    Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Gostivarit janë regjistruar disa shkelje të vendimit për izolim për shkak të Cvoid-19, transmeton Alsat. Të infektuarit janë nga fshatrat Çegran dhe Koritë.

    “Më 10.08.2021, gjatë kontrollit të personave të cilët gjenden në izolim shtëpiak në rajonin e Gostivarit, është konstatuar se Z.B. (33) nga Çegrani, pozitiv me Kovid-19, nuk ishte në shtëpi dhe ishte larguar nga vendi, H.S. (32) nga fshati Koritë e Gostivarit, pozitiv për Kovid 19, nuk ishte në shtëpi dhe ishte larguar nga vendi, V.Sh. (52) nga Korita e Gostivarit, pozitiv me Kovid-19, është larguar nga vendi dhe A.S. (22) nga Korita e Gostivarit, pozitiv me Covid 19, është largua nga vendi. Pasi të jenë dokumentuar plotësisht rastet, kundër tyre do të përgatitet parashtresë adekuate”, thonë nga SPB-Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Lubonja kritikon Ramën për “Open Balkan”: Nuk ka paqe duke anashkaluar Kosovën, ndërsa nga ana tjetër takohesh me Vuçiq

    Lajmi i rradhës

    Arsyeja e habitshme përse njeriu humbet kujtesën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë