Lypësit problem serioz gjatë sezonit turistik

    Lypësit janë bërë një problem serioz në qytetet turistike Strugë dhe Ohër. Edhe këtë verë, një numër i madh lypësish u gjetën në qendër të këtyre dy qyteteve. Më shpesh, gjenden fëmijë nëpër rrugë, si dhe njerëz të moshuar nga nacionaliteti rom. Shoqatat civile thonë se lypësit në qytet janë të organizuar nga dikush. Gjatë verës sillen fëmijë të varfër nga qytete të tjera, të cilët lihen në mëshirën e qytetarëve.“Në dy muajt e fundit,në Strugë janë realizuar 14 aksione dhe kontrolle për lypjen dhe 26 persona janë gjetur duke lypur, njëri prej tyre i mitur. SPB Ohër në lidhje me këto kontrolle të veprimit ka paraqitur 25 kërkesa për kundërvajtje.”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB – Ohër.

    Situata nuk është më e mirë as në Ohër. Shumë lypsarë e kalojnë verën në qytet duke kërkuar lëmoshë nga turistët.“Në zonën e Ohrit, u realizuan 11 kontrolle aksioni dhe 8 persona u gjetën ndërsa lypnin në zonën qendrore të qytetit.”, tha Dimoski.Shumica e njerëzve që lypin në brigjet e Liqenit të Ohrit janë nga qytete të tjera të Maqedonisë lindore dhe qëndrore. Personat që kapen në vendngjarje duke lypur i dorëzohen qendërs për Çështje sociale nga ku dërgohen në vendbanimet e tyre. Ligji për kundërvajtje parashikonte gjobë prej 15 deri në 30 euro./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët në Ministrinë e Jashtme si në shtëpinë e tyre

    Lajmi i rradhës

    Abuzimi online i fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë