Abuzimi online i fëmijëve

    Për të mbështetur dhe për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga shfrytëzimi seksual dhe rreziqet e tjera gjatë lundrimit në në internet, ju do të duhet të dini se me çfarë sfidash përballen ata gjatë aktivitetit online.

    Si komunikojnë fëmijët online?

    Fëmijët 8-9 vjeç

    Fëmijët në këtë moshë gjatë lundrimit në internet janë të interesuar për lojrat online, dërgimin e mesazheve dhe email-eve. Ata mund të përdorin internetin për të parë video (për shembull Youtube) dhe mund të përdorin motorrët e kërkimit si google dhe yahoo për detyrat e shkollës. Gjithashtu fëmijët e kësaj moshe mund të vizitojnë dhe rrjetet sociale dhe blogje të ndryshme. Aktiviteti i tyre online mund të përfshijë shkarkimin e lojërave, muzikës dhe imazheve të ndryshme duke përdorur një shumëllojshmëri pajisjesh kabllore dhe Wi-Fi nga kompjutera, laptop, smartphone dhe tablet.

    Fëmijët 10-12 vjeç

    Fëmijët e kësaj grupmoshe kanë një interes të lartë për të kaluar kohën në internet me qëllim argëtimin, socializimin dhe eksplorimin e interesave të reja. Ata fillojnë të shpërndajnë muzikë, ngarkojnë foto, përdorin webkameren dhe mund të krijojnë faqe interneti personale. Fëmijët e kësaj grupmoshe ndjehen komod me pajisjet e komunikimit teknologjik dhe i përdorin ato për të lundruar në web, shkarkimin e aplikacioneve të ndryshme dhe për të shkëmbyer mesazhe. Ata mund të kenë një sërë llogarish në website të ndryshme dhe shumë fëmijë të kësaj grupmoshe janë të vetëdijshëm për parametrat e sigurisë dhe kushtet e përdorimit të vendosura nga këto website.

    Fëmijët 13-15 vjeç

    Fëmijët e kësaj grupmoshe që përdorin pajisjet e komunikimit teknologjik krahasuar me fëmijët e grupmoshave më të vogla jane me te shumte ne numer . Ata kalojnë kohë të konsiderueshme në rrjetet sociale, komunikojnë me përdorues të tjerë, ndajnë foto, video dhe muzikë me të tjerët, shkëmbejnë mesazhe. Luajnë online me miqtë e tyre por edhe më përdorues të tjerë të panjohur. Fëmijët e kësaj grupmoshe janë përdorues të mirë të telefonave celulare dhe bisedojnë me të tjerët duke përdorur dhe telefonatat me video./Pernenat/

    Lajmi Paraprak

    Lypësit problem serioz gjatë sezonit turistik

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: LSDM posedon kuadro të vjetra prandaj nuk ka kryetar komunash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë