Macron distancohet nga deklarata e Joe Biden: Nuk duhet të dalë situata jashtë kontrollit

    Presidenti francez Emmanuel Macron është distancuar nga komenti i presidentit amerikan Joe Biden se Vladimir Putin nuk mund të qëndrojë më në pushtet në Rusi.

    Ai thotë se duhen bërë përpjekje për të ulur tensionet ndërsa shtoi se do të ketë një komunikim me presidentin rus sot ose nesër.

    Kur u pyet deklaratën e zotit Biden ai deklaroi: “Ne duhet të jemi të faktuar dhe të bëjmë gjithçka që situata të mos dalë jashtë kontrollit”, u shpreh Macron.

    “Unë nuk do t’i përdor ato terma sepse vazhdoj të flas me presidentin Putin dhe ajo që duhet të bëjmë kolektivisht është ndalojmë luftën që Rusia filloi në Ukrainë pa shkuar në përshkallëzim të deklaratave”, shtoi ai.

    Macron theksoi se SHBA është një aleat i rëndësishëm. “Na ndajnë shumë vlera të përbashkëta, por ata që jetojnë pranë Rusisë janë europianët”.

    Presidenti francez u shpreh se do të bisedojë me Putin për të propozuar një korridor humanitar për qytetin e rrethuar Mariupol, i diskutuar gjithashtu më herët edhe me Turqinë dhe Greqinë.

    Lajmi Paraprak

    Barcelona arrin marrëveshje personale me Raphinhan

    Lajmi i rradhës

    Vende të reja pune apo regjistrim i punëtorëve të vjetër?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë