Kovaçevski në takim me Geer: Procesi i skriningut po shkon mirë

    Procesi i skriningut me BE-në është duke u zhvilluar mirë, është vlerësuar në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe David Geer, shefit të Delegacionit të BE-së në shtetin tonë.

    Siç kumtuan nga Qeveria, në takim është shprehur mbështetje për hapat e ardhshëm në rrugën e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të rrjedhës së papenguar të procesit negociues.

    Në takim është konstatuar se progresi i eurointegrimeve është me rëndësi të madhe edhe për cilësinë e jetesës së qytetarëve të shtetit tonë edhe për stabilitetin e Bashkimit Evropian, për çka me rëndësi thelbësore konsiderohen fokusi, besimi dhe inkluziviteti i të gjitha palëve, në këtë proces.

    “Është biseduar edhe për rëndësinë për zhvillimin e mëtejmë të procesit reformues, veçanërisht në fushën e gjyqësisë dhe është shprehur bashkërisht pritje për rezultatet e bazuara në kapacitete profesionale, parime dhe integritet”, thuhet në kumtesën e Qeveria.

    Në takim është biseduar edhe për çështje të tjera aktuale, veçanërisht rreth pasojave të luftës në Ukrainë në korniza globale dhe sfidat në sferën energjetike me çka janë duke u përballur Evropa dhe bota, me ç’rast është shprehur pajtim për nevojën e qasjes solidare gjatë shqyrtimit të zgjidhjeve të mundshme.

    Lajmi Paraprak

    Nuredini: Fillon procedura për hartimin e Ligjit për mbrojtjen e tokës

    Lajmi i rradhës

    Shumë kompani në Maqedoni detyrohen të mbyllin dyert shkaku i krizës energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë