Rifat Jashari shpallet Qytetar Nderi nga Komuna e Tetovës

    Rifat Jashari, në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend, është shpallur “Qytetar Nderi” nga Komuna e Tetovës.

    Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se shpallja “Qytetar Nderi” për Rifat Jasharin është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë.

    Edhe pse ky manifestin iu dedikua Rifat Jashari, ikonës së familjes së Jasharajve nga Prekazi i Kosovës, i njëjti për shkaqe shëndetësore, nuk mundi që të merr pjesë në këtë manifestim, në vend të të cilit, titullin qytetar nderi e pranoi, djali i kryekomandantit Adem Jasahri, Lulzim Jashari.

    Ndryshe, në mbrëmje, në sheshin Iliria në Tetovë, në nderim të familjes Jashari, do të mbahet edhe një koncert madhështor, ku pritet të marrin pjesë yjet e muzikës popullore shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

    Lajmi Paraprak

    Vendkalim i përkohshëm kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Sali Berishës i ndalohet hyrja në Britani të Madhe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë