Vendkalim i përkohshëm kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës

    Edhe këtë verë u hap vendkalimi kufitar i përkohshëm Strezimir-Restilicë mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Administratori qeveritar në komunën Mavrovë Rostush Medat Kurtovski informoi se ky vendkalim kufitar i cili u hap këto ditë, do të jetë i hapur deri më 15 shtator. Kurtovski potencoi se hapja e vendkalimit kufitar është bë me marrëveshje e Ministrive për Punë të Jashtme dhe Ministrive për punëve të brendshme mes dy shteteve fqinje.

    Ky vendkalim kufitar me marrëveshje të të dy shteteve hapet përkohësisht gjatë sezonit veror. Përfaqësuesit e komunës Mavrovë Rostushë dhe të komunës Dragash të Kosovës vlerësojnë se hapja e vendkalimit kufitar jep rezultate të mira meqë mundëson popullata lokale në të dy anët e kufirit të kontaktojë sidomos në sferën e biznesit dhe turizmit. Administratori i komunës Mavrovë Rostushë Medat Kurtovski potencon se është kërkuar nga institucionet qendrore që ky vendkalim kufitar të jetë i hapur gjatë tërë vitit e jo vetëm gjatë sezonit veror. Puna e vendkalimit kufitar do të përforcoj marrëdhëniet të mira që kanë dy shtete fqinje, thotë ai.

    Vendkalimi kufitar Strezimir-Restrelicë për herë të parë për frekuentim të udhëtarëve me karakter të përkohshëm është hap para katër viteve. Nga ana e Qeverisë së Maqedonisë tani më është miratuar projekti për ndërtimin e rrugës që lidh komunën Mavrovë Rostush me vendkalimin kufitar. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Trenat në linjën Shkup-Kumanovë nuk funksionojnë përkohësisht

    Lajmi i rradhës

    Rifat Jashari shpallet Qytetar Nderi nga Komuna e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë