RMV ME INSTITUCIONE PA INTEGRITET!

    “Transparency International – Maqedoni” prezantoi rezultatet e Sistemit të Integritetit Kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky raport përfshin një analizë të 15 shtyllave të integritetit, ku përfshihen Parlamenti, Qeveria, sektori publik, mediat, Prokuroria Publike, gjykatat, shërbimet e zbatimit të ligjit, sektori privat, ndërmarrjet publike. Të gjitha ato 15 shtylla janë analizuar nga aspekti se sa janë të qëndrueshme si shtylla të integritetit, është analizuar korniza ligjore dhe si zbatohet në praktikë ajo që është shkruar në ligje, sqaroi kryetarja e “Transparency International – Maqedoni”, Sllagjana Taseva.

    Nga të gjithë institucionet e hulumtuara, dy institucionet me rezultatet më të mira janë Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) me 87.6 pikë dhe Antikorrupsioni me 72.9 pikë. E treta është Avokati i Popullit me 70.8 pikë. Derisa me rezultatet më të dobëta ka dalë Prokuroria Publike me 38.9 pikë, sektori i biznesit me 43 pikë dhe me 47.9 pikë Ndërmarrjet Publike. Ndërkohë, sa i përket Parlamentit dhe funksionimit të tij, sugjerimet e hulumtimit janë që Parlamenti duhet të zhvillojë debate dhe të shqyrtojë shpenzimet publike të ndara përmes ndarjeve buxhetore të paktën një herë në vit. “Parlamenti duhet të shqyrtojë dhe të debatojë gjetjet dhe rekomandimet e Antikorrupsionit, ESHR-së dhe raportet e agjencive të tjera të specializuara.

    “Parlamenti duhet të përcaktojë afatet për miratimin e raporteve vjetore të dorëzuara nga institucionet përgjegjëse në Parlament, si Anti-korrupsioni, Prokuroria Publike, ESHR (për shembull, brenda tre muajve nga dorëzimi i raportit).

    Sa i përket Gjyqësorit në vend, hulumtimi sugjeron që Gjykata Supreme duhet të rishikoj Kodin Etikë për të përfshirë një trup të përhershëm për implementimin e saj. “Gjithashtu duhet të forcojë mekanizmin e tij të zbatimit dhe të llogaridhënie dhe ta bëjë më efektiv monorimën e zbatimit të Kodit Etik. Nga atje kërkojnë edhe miratimin e procedurave të reja për marrjen e raporteve nga qytetarët në lidhje me konfliktin e interesit dhe sjellje të tjera të papërshtatshme dhe joetike midis gjyqtarëve.

    “Gjykata Supreme dhe Këshilli Gjyqësor duhet të publikojë informacionet në faqen e zyrtare të konsoliduar për buxhetin e gjykatës,vendimet dhe raportet vjetore dhe të jenë në një format të përshtatshëm për të gjithë palët e interesuara”, thuhet në raport.

    Derisa për Entin Shtetëror të Revizionit (ESHR), nuk ka vërejtje të mëdha dhe sugjerimet janë rreth funksionimit të këtij trupi. Nga atje thonë se Qeveria duhet të ndjekë kërkesën e ESHR-së për të përfshirë në Kushtetutë pavarësinë e ESHR-së. “Qeveria duhet të vendosë afate ligjore për shqyrtimin dhe publikimin në kohë të raportit vjetor të ESHR-së. ESHR duhet të plotësojë vendet e sistemuara të punës dhe duhet të vërë në dispozicion të publikut mekanizmin e monitorimit për zbatimin e rekomandimeve të bëra nga vet ato.

    Slagjana Taseva, nga “Transparency International – Maqedoni”, tha se rezultatet janë pothuajse të afërta, herë identike, herë më të këqija se ato të vitit 2016. Ajo shtoi se nuk ka përmirësime të dukshme në rezultatet e sistemit të integritetit kombëtar të institucioneve. Siç njoftoi Taseva, Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) është sërish një institucion mbështetës, një shtyllë kryesore, e cila ka më së shumti integritet, punon sipas rregullave dhe ligjeve. Ajo tha se ESHR ende nuk ka burime të mjaftueshme dhe është një nga institucionet që mund të mbështesë më tej institucionet tjera.

    “Është e qartë se institucionet e pavarura tregojnë integritet dhe përgatitje më të madhe për të përmbushur rolin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe, për fat të keq, ata që më së shumti kanë nevojë të tregojnë kapacitet në luftën kundër korrupsionit, Prokuroria Publike, e cila është ndër më të ulëtat e vlerësuar dhe ka shkallën më të ulët, e cila ka marrë vetëm 38.9 pikë, dhe shërbimet e zbatimit të ligjit, janë edhe gjykatat, të cilat tregojnë rezultate shumë të dobëta si për rregullat e përgjegjësisë, përgjegjshmërisë dhe integritetit, por edhe për nga roli i tyre në luftën kundër korrupsionit”, tha Taseva. Nga ana tjetër, Biljana Ivanovska kryetare e Anti-korrupsionit, tha se më vjen mirë që kemi institucione të pa varura dhe rrisin besimin te qytetarët, si shembull Anti-korrupsioni për dallim nga vitet e kaluara, dy fish ka rritur besimin e qytetarëve te ky institucion. Ajo gjithashtu u shpreh se është e kënaqur nga puna që ka bërë Anti-korrupsioni pesë vitet e fundit.

    “Kjo është një lëvizje e mirë dhe pozitive. Patjetër duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe të mos ndalemi duke bërë presion nga ne prej mediave deri te institucionet të vazhdueshëm te institucionet përkatëse. Dhe të vijë në fjalë profesionalizmi”, tha ajo. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Gripi mbërthen Maqedoninë e Veriut!

    Lajmi i rradhës

    Tetovarët më shumë ankesa ndaj gjyqësorit dhe përmbaruesve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë