MASH: Në rrjedhë është thirrja për subvencione për studentët

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës kujton se thirrja publike për ushtrimin e së drejtës për një vakt studentor të subvencionuar është duke u zhvilluar, që nënkupton marrjen e një pagese mujore prej 2400 denarë për 9 muaj të vitit.

    Afati i aplikimit për studentët aktualë është nga 1 deri më 31 gusht 2021. Për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2021/2022 dhe që nuk janë regjistruar në semestrin veror, afati i aplikimit është nga 1 deri më 31 tetor 2021.

    Aplikimi bëhet elektronikisht përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa mund të marrin pjesë të gjithë studentët e rregullt në universitet shtetërore dhe private të arsimit të lartë, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Nga e hëna kontrolle shtesë për masat e reja kundër Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Akoma po digjet nga Toplica deri në fshatin Kërstec, zjarri në Katllanovë me intensitet të zvogëluar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë