Mbeturinat e Zhupës përfundojnë në Liqenin e Dibrës

    Edhe pse Dibra dhe rajoni disponojnë me bukuri të shumta të cilët paraqesin një mundësi të madhe për zhvillimin të turizmit, një barrikadë në këtë drejtim janë problemet ekologjike të këtij rajoni. Bukuritë natyrore kërkojnë një mirëmbajtje të mjedisit jetësor e kjo nuk ndodh kur është në pyetje rajoni më perëndimor i vendit. Ndotjet të ujërave janë të rregullta si të lumenjve, përroskave por edhe të Liqenit të Dibrës. Përveç ndotjeve që vijnë nga rajoni i Rekës së Poshtme nëpërmjet Lumit Radikë, një problem akut është edhe ndotja e Liqenit të Dibrës nga deponia e madhe e egër tek fshati Paresh të komunës Qendër Zhupë.

    Dështimi i projektit italian për “Radikë të pastër”, para disa viteve vazhdon të shkaktoj ndotje ekologjike të ujërave të rajonit Reka e Poshtme të komunës Mavrovë-Rostushë nëpërmjet Lumit Radikë dhe përroskave të fshatrave të këtij rajoni. Deponitë e egra rregullisht përfundojnë nga ky rajon në liqenin e Dibrës. Por, aktualisht një ndotje e madhe ndodh edhe nga komuna rurale Qendër Zhupë në ujërat e Liqenit të Dibrës. Duke marrë parasysh se komuna rurale Qendër Zhupë është një komunë e cila nuk ka deponi, ajo mbeturinat i grumbullon në deponinë e egër të madhe në fshatin Paresh. Por, kjo deponi ku grumbullohet një masë e madhe e mbeturinave të fshatrave të kësaj komune është në buzë të Liqenit të Dibrës.

    Në momentet kur ka reshje të shiut dhe borës mbeturinat drejtpërdrejt përfundojnë në ujërat e Liqenit të Dibrës. Deponia në fjalë e cila ishte paraparë të bëhet deponi e rregullt për shkak të protestave të popullatës të Zhupës nuk u realizua. Ishte ky një aktivitet në kuadër të projektit italian, me qëllim që të mbrohen ujërat, e sidomos ujërat të Lumit Radikë por në këtë lokalitet të ndërtohet një deponi e rregullt. Protestat e banorëve të kësaj ane dhe dështimi i projektit “Radika e pastër”, faktikisht e lanë komunën Qendër Zhupë pa deponi zyrtare. Prandaj viteve të fundit kjo komunë rurale ka filluar të grumbulloj mbeturinat të fshatrave Paparniku i Madh, Papraniku i Vogël, Ballanca, Gorenca, Zhitineni, vendbanimi Qendër Zhupë edhe disa fshatrat të tjera më të vegjël të cilët hedhen në deponinë e egër në fshatin Paresh.

    Hedhja bëhet me automjetet transportuese të komunës Qendër Zhupë thonë përfaqësues të ndërmarrjes “Kale”. Banorët të fshatrave thonë se mbeturinat hidhen pa asnjë kriter dhe si të tilla kur ka reshje të shiut apo të bores, ata përfundojnë në ujin e liqenit të Dibrës. Situata shkakton probleme të shumta ekologjike në Liqenin e Dibrës. Shoqatat qytetare kanë reaguar por në komunën në fjalë thonë se nuk ka rrugëdalje tjetër për t’i hedhur mbeturinat e fshatrave ku poashtu shpeshherë paraqiten deponi të egra.

    Në komunën rurale Qendër Zhupë ka patur projekte ideore që të ndërtohet një deponi në rajonin të Zhupës të Epërme, por tani për tani në këtë drejtim nuk ka asgjë të re. Duke marrë parasysh se Liqeni i Dibrës ndotet edhe nga mosvendosja e sistemeve të pastrimit në pjesët ku funksionojnë objektet shërbyese respektivisht restorantet, ndotja e ujërave që ndodh në pjesën e Liqenit kah Qendër Zhupë edhe më shumë ndot ujërat të Liqenit. Tani për tani për çudi nuk ka reagime të institucioneve përkatëse rreth ndotjeve që vijnë nga shumë mbeturina në Liqenin e Dibrës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq mohon përfshirjen e djalit të tij në sulmin në Banjskë

    Lajmi i rradhës

    Ndihmojini të rinjtë t’i bëjnë ballë bullizmit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë