Me rritjen e dënimeve për dhunën ndaj kafshëve e deri në vetëdijësimin më të madh të popullatës në RMV

    Rritja e dënimeve në lidhje me dhunën ndaj kafshëve është një trend në botë, por edhe te ne. Draft versioni i ri i Kodit penal për keqtrajtimin e kafshëve parashikon rritje të dënimeve, si dhe zgjerimin e nenit me “vrasjen e kafshëve”, pasi në Kodin Penal ekzistues, neni 233 i referohet vetëm “torturës së kafshëve”, përcjell Nistori.

    Në këtë nen të Kodit Penal në fuqi thuhet se “ai që dhunon rëndë një kafshë ose e ekspozon atë në vuajtje të panevojshme ose i shkakton dhimbje të panevojshme ose e ekspozon në vuajtje për hir të mbijetesës, do të dënohet me gjobë apo me burgim deri në një vit”, si dhe “ai që duke mos e ushqyer ose në ndonjë mënyrë tjetër e ekspozon kafshën në një situatë të vështirë për një kohë të gjatë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”.

    Me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, ose konkretisht për nenin 314 thotë “vrasja dhe torturimi i kafshëve”, futet një paragraf i ri sipas të cilit “ai që vret kafshën pa arsye të justifikuar ose e keqtrajton atë ose e ekspozon atë në vuajtje të panevojshme ose i shkakton dhimbje të panevojshme ose e ekspozon në vuajtje për hir të jetesës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

    Me dënimin nga ky paragraf i nenit do të dënohet edhe ai që duke mos ushqyer, duke e lënë pa ngrënë ose në ndonjë mënyrë tjetër e ekspozon kafshën për një kohë të gjatë në gjendje të rëndë. Kushdo që e kryen veprën nga paragrafi i këtij neni për egoizëm, do të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet, si dhe do t’i konfiskohen kafshët.

    Një pjesë e aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve e mirëpresin këtë hap të autoriteteve dhe konsiderojnë se është në drejtim të trendeve botërore dhe Bashkimit Europian.

    Si shembull i mirë për mbrojtjen e kafshëve mund të merret ligji grek, që mund të çojë deri në një dënim për 10 vjet. Sipas rregullave të reja të ligjeve globale, të cilat janë në fuqi para dy vjetësh, në Greqi, njerëzit të cilët keqtrajtojnë kafshët do të duhet të paguajnë dënim nga 5.000 deri në 15.000 euro. Minimalisht dënimi do të jetë një vit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e qytetit të vjetër të Ohrit janë vazhdimisht të diskriminuar nga vendi i tyre

    Lajmi i rradhës

    Stop “turizmit të burgjeve” – vetëm të dënuarit për krime nga pakujdesia “gënjeshtra” në Strugë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë