Stop “turizmit të burgjeve” – vetëm të dënuarit për krime nga pakujdesia “gënjeshtra” në Strugë?

    Të dënuarit për pastrim parash, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe krime të tjera më të rënda të kryera me qëllim, të mos mund të vuajnë dënimin në burg të tipit të hapur, pavarësisht se dënimi i tyre është deri në 3 vjet. Në burgun e Strugës, i cili është i vetmi i tipit të hapur, mund të shkojnë vetëm ata që kanë kryer vepra penale nga pakujdesia, si aksidente trafiku dhe krime të tjera të lehta.

    Kjo është një nga zgjidhjet e mundshme që në mbledhjen e kësaj jave është shqyrtuar nga grupi punues, i cili duhet të bëjë ndryshime në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve, shkruan Telma.

    Në ligjin aktual ka vend për mbulim shumë më të madh të veprave penale dhe të të dënuarve.

    “Dënimi me burg për personat e dënuar për krime të kryera nga pakujdesia dhe për krime të tjera, të personave të dënuar me burgim deri në tre vjet vuhet në institucion të hapur, nëse me arsye mund të pritet që trajtimi në këto institucione të përputhet me natyrën e veprës penale dhe personit dhe se në këtë lloj institucioni me ndjenjën e përgjegjësisë personale do të përmbushin detyrimet e tyre dhe nuk do të abuzojnë me qëndrimin e tyre”, thuhet në nenin 46 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve.

    Keqpërdorimet e turizmit të burgjeve deri më tani janë bërë kryesisht duke ndryshuar adresën në minutën e fundit nga Shkupi në Ohër. Me këtë, të dënuarit përfitonin mundësinë që gjatë ditës të jenë jashtë burgut për të punuar dhe të kthehen në mbrëmje.

    Një nga zgjidhjet, sipas ekspertëve, është që adresa të bëhet e parëndësishme, pra vendi ku do të ekzekutohet dënimi me burg të bazohet në vendbanimin që ka pasur i dënuari në kohën kur ka filluar procedura penale kundër tij.

    Kjo tani është e rregulluar në nenin 137 dhe konsiderohet vendbanimi aktual dhe nëse do të propozohej ky model do të përdorej adresa që i dënuari e ka pas momentin e hapjes së hetimeve ndaj tij.

    “Autoriteti kompetent për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për ekzekutimin e dënimit me burg është gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve sipas vendbanimit, përkatësisht vendbanimit të personit të dënuar”, thuhet në nenin 137 të ligjit.

    Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski paralajmëroi ndryshime ligjore pasi 5 të dënuar të njohur për një periudhë të shkurtër kohore e kanë shfrytëzuar të njëjtën zbrazëti në ligj – Zoran Mileski Kiçeec, Orce Kamçev, Nenad Josifoviq, Sasho Mijallkov dhe Todor Mirçeski.

    Ata i kanë shfrytëzuar mundësitë e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve për vuajtjen e dënimit në burgun e vetëm të tipit të hapur, kurse nëse do të ishin në Shkup dënimin do ta kishin vuajtur në Shutkë.

    Personi i fundit i cili muajin e kaluar hyri në burgun e Strugës, ishte ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili një herë e shtyu aktin e referimit për arsye shëndetësore.

    360 gradë”, tre ditë i ndoqi dhe regjistroi zhvillimet rreth burgut popullor të Strugës. VIP banorët nuk ishin ndër ata që dalin në mëngjes për të shkuar në punë dhe kthehen në mbrëmje për të fjetur. Drejtori Valon Qura thotë se mund të deklarojë me përgjegjësi se nuk ka të dënuar të privilegjuar dhe se rregullat e shtëpisë respektohen plotësisht.

    Banorët e vendbanimit të Strugës Teferiq dëshmojnë për mungesë rregulli dhe arratisje nga burgu. Kërkojnë dislokimin e tij sepse ndodhet në mes të lagjes dhe në një rrugë të frekuentuar. Drejtori Qura thotë se të dënuarit këtu janë me rrezikshmëri të ulët dhe se edhe ai do të donte një objekt më modern dhe funksional në një vend tjetër, por siç thotë ai, këtë e vendosin instancat e tjera.

    Lajmi Paraprak

    Me rritjen e dënimeve për dhunën ndaj kafshëve e deri në vetëdijësimin më të madh të popullatës në RMV

    Lajmi i rradhës

    Milevski të martën do të deponoj dorëheqjen në Qeveri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë