Menduh Thaçi: Kandidatët e PDSH-së janë të aftë e këmbëngulës

    Partia Demokratike Shqiptare – PDSH me sloganin “Me më të zotët ka shpresë!”, fushatën zgjedhore e filloi nga Tetova. Kryetari Menduh Thaçi ka mbajtur fjalim para qytetarëve, duke prezantuar kandidatët për kryetar komunash, përcjell Nistori.

    “Me ndihmën tuaj kemi arritur të nxjerrim një ekip jashtëzakonisht të përgatitur siç thotë platforma jonë: të zotë, të aftë, njerëz këmbëngulës, njerëz të cilët i hyjnë kësaj beteje jo nga arsyeja e interesit personal, por nga arsyeja e betejës së përgjithshme, për një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar Thaçi para tetovarëve.

    Në këtë cikël zgjedhor do të marrin pjesë 301 kandidatë për kryetarë komune dhe 676 lista për këshilltarë. Fushata do të zgjatë 19 ditë, gjegjësisht deri më 15 tetor në mesnatë. Rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 17 tetor, ndërkaq rrethi i dytë më 31 tetor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Islanda, vendi me barazinë më të lartë gjinore në botë, më shumë gra sesa burra në parlament

    Lajmi i rradhës

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e parë të fushatës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë