Mesazhi i qartë i Von der Leyen para nisjes së turit ballkanik

    Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ka nisur sot nga Shqipëria turrin e saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Para mbërritjes në Shqipëri ajo ka shprehur mesazhin e qartë për të ardhmen e përbashkët europiane. Përmes një statusi në Twitter, Von der Leyen thekson se përgatitjet kanë filluar që tani duke kapërcyer Covid-19, duke investuar në mënyrë strategjike, si edhe duke i ofruar mundësi të rinjve tanë.

    “Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani. Duke kapërcyer Covid, së bashku. Duke investuar në mënyrë strategjike. Duke i dhënë mundësi rinisë sonë”, shkruan presidentja e KE.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e parë të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    MSH: 47% e popullsisë në RMV është vaksinuar me dozën e parë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë