Mësuesit ankohen se, koncepti i ri nuk është i duhur dhe se përmbajtjet nuk përkojnë me moshën e fëmijëve

    Koncepti i ri mësimor i digjitalizuar nuk po gjen zbatim të plotë në aplikimin e mësimit në shkollat fillore. Ngecje më të madhe të mësimit kanë më së tepërmi nxënësit e klasës së parë dhe të katërt ku shumica prej tyre kanë ndërlikime të zhvillimit të procesit mësimor me formën re të digjitalizuar. Megjithatë probleme më së shumti me konceptin e ri hasin shkollat fillore në viset rurale, shpesh herë mungesa e mjeteve teknologjike, sikurse kompjuterë dhe tabletë e nga njëra anë ngecje me rrjetin e internetit e kështu me radhë. Nga Iniciativa “Libra patjetër të ketë”, për media kanë thënë se, mësuesit konceptin e ri të mësimit në këtë formë e shohin të panevojshme dhe se përmbajtjet mësimore nuk përkojnë me moshën e fëmijëve.

    “Mësuesit ankohen duke thënë se koncepti i ri nuk është i duhur dhe se përmbajtjet nuk përkojnë me moshën e fëmijëve. Ka pasur shumë vështirësi, më saktësisht në viset rurale. Ka pasur raste prej ku janë ndarë nga katër tabletë në një klasë me 15 nxënës, e mandej prindërit ishin të detyruar të blejnë vet ose shkollat të kërkojnë donacione”, është shprehur Dragana Spasevska nga Iniciativa “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

    Ndërkaq profesorët, instalimin e sistemit të ri në shkollat fillore e konsiderojnë të pa avancuar dhe koncept që nevojitet të marrë investime të bollshme, pasi që sipas tyre objektet e shkollave fillore akoma janë në kushte të pa favorshme për të vijuar mësimin në këtë formë digjitale duke pasur parasysh mungesën e mjeteve dhe kapacitetet tjera të nevojshme. Profesori Naser Miftari, ka theksuar se për të qenë një hapë me kohën, është e nevojshme dhe e domosdoshme infrastrukturë bashkëkohore në shkolla.

    “Vetë fjala se kërkohet ‘instalim’ i një sistemi ndryshe, nënkupton investim. Infrastruktura digjitalizuese nuk është një ‘shkumës, një shpuzë apo kompas druri’, por një teknologji e re e kohës më të re andaj për të qenë në hapë me kohën, është e nevojshme dhe e domosdoshme infrastrukturë bashkëkohore, çmimi i së cilës është para se gjithash. Këto investime nuk duhet të bëhen vetëm në shkollat e viset rurale por edhe në ato urbane, është patjetërsueshme, obligative dhe ligjore, në mbarë vendin ”, ka deklaruar për Koha, Naser Miftari, profesor.

    Ndërkohë profesoresha Donika Bakiu, thekson se digjitalizimi në shkolla përveç që kërkon investime, mësuesit po përjetojnë një ngarkesë pune.

    “Mësimi digjital kërkon investime të mëdha kapitali dhe mësimdhënësit janë të ngarkuar si të gjejnë këtë kapital dhe të vendosin se si do të përdoret. Ata gjithashtu kanë përgjegjësinë për të justifikuar veprimet e tyre nëse rezultatet nuk avancohen. Nga ana tjetër, mësuesit po përjetojnë një ngarkesë pune në rritje. Investimet në këtë aspekt gjithmonë janë të mëdha por ende nuk i kemi kushtet në vendin tonë”, thekson Bakiu.

    Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk heq dorë nga koncepti i ri i mësimit. Ministri Jeton Shaqiri ka theksuar se mësimi me këtë koncept do të vijojë edhe vitin e ardhshëm shkollor, që sipas tij do të përmirësohet zbrazëtirat e nevojshme prej tyre edhe rikthimin e librave të zakonshëm të cilat mund të përdoren.  

    “Drejtoria pedagogjike pranë MASH-it ka nxjerrë thirrjen për tekstet shkollore për klasën e parë, të dytë, klasën e katërt dhe të pestë. Ato janë në fazë recensuese po të njëjtat tekste shkollore dhe do të pres nga drejtoria pedagogjike që të bëj përzgjedhjen e duhur. Pas kësaj përzgjedhje do të kemi thirrje që të bëhet printimi i materialeve ose librave, në rastin konkret por konceptin e digjitalizimit do ta vazhdojmë bashkë me Byronë për Zhvillimi e Arsimit”, ka thënë Shaqiri. Nga fillimi i propozimit të këtij koncepti të ri u kritikua ashpër nga pjesa më e madhe e prindërve dhe mësimdhënësve për shkak se shkollat nuk ishin të përgatitura për zbatimin e së njëjtës për arsye të mungesës së kushteve ndërsa zëvendësimi i librave me ato digjital detyroi shumë prindër të bëj fotokopjimin e këtyre librave me shpenzime nga buxheti i tyre familjar.

    Lajmi Paraprak

    QESET PLASTIKE NË RMV | Midis ndalesës së plotë dhe pagesës

    Lajmi i rradhës

    Kurti i përgjigjet Ali Ahmetit: Nuk guxoj të jap tokën e Kosovës, madje nuk e kam as atë imagjinatë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë