Mickoski në Ohër: Zaevi luan edhe me shqiptarët edhe me maqedonasit

    Me paraqitjen e kandidatëve për kryetarë për zgjedhjet lokale të përcaktuara më 17 tetor, VMRO-DPME dhe partitë politike nga koalicioni “Rimëkëmbje të Maqedonisë” edhe këtë fushatë parazgjedhore tradicionale e filloi me tubim në Ohër, përcjell Nistori.

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dërgoi një sërë porosish kundrejt kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Mickoski tha se Zaev po luan edhe me shqiptarët edhe me maqedonasit.   

    VMRO-DPMNE tradicionalisht tubimin e parë dhe prezantimin e kandidatëve për kryetarë të komunave e zhvillon në Ohër në Teatrin Antik.

    Partia ka prezantuar kandidatin për kryetar të Ohrit, Kiril Pecakov. Përndryshe dje filloi zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Më 17 tetor e plotësojmë edhe gjysmën tjetër të fitores

    Lajmi i rradhës

    ‘Të vuash pa u ankuar është i vetmi mësim që duhet të marrim në këtë jetë’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë