Ministri Aliu: Jam kundër ndalimit të TikTok-ut në Maqedoni

    Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu ditë më parë në konferencë për shtyp u shpreh se nuk është për ndalim të rrjetit social “TikTok” për shkak të incidentit në Spitalin e Tetovës.

    Sipas tij, zgjidhjet nuk duhet të merren në bazë të rasteve individuale të keqpërdorimeve por të bëhet trajnim i qytetarëve.

    “Është sfidë e gjithë vendeve, jo vetëm te ne. Janë procese ditore që për fat të keq nëse nuk kemi popullatë të trajnuar dhe informuar mirë për rrjetet seciale, do të ndodhin raste të tilla. Për fat të keq, mendoj se është joserioze që në bazë të një rasti të ndalohen rrjetet sociale”, u shpreh Aliu.

    Ai shtoi se shteti duhet t’i informojë qytetarët për mënyrën se si duhet të përdoren dhe në cilën mënyrë këto rrjete sociale.

    “Për fat të keq, këto rrjete sociale janë të lehta për t’u përdorur, por nga ana tjetër nëse nuk jeni të informuar mirë mund të ndodhin edhe keqpërdorime”, u shpreh Aliu.

    Lajmi Paraprak

    ÇMIMET E BANESAVE | Ballkani i shtrenjton, Europa i liron

    Lajmi i rradhës

    Shqiptaria myslimane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë