MPJ bullgare – pakënaqësi për kornizën

    Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë nuk është e kënaqur që në propozim kornizën negociuese gjuha maqedonase është e pastër dhe që protokollet mes dy vendeve nuk janë kritere kyçe për hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Informacionin e përcjellë Dojçe Vele e cila ka pasur qasje në dokumentin zyrtar të cilin ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska ja ka dorëzuar komisionit parlamentar dy javë më herët kur Sofja duhej të merrte vendimin për propozimin francez. Vlerësimin mbi pritshmëritë e paplotësuara ajo e bën mbi pozitën kornizë të cilën Bullgaria e ka votuar në parlament në vitin 2019.

    • Në kornizën negociuese të presidencës franceze lejohet referencë e pastër për të ashtuquajturën “Gjuhë maqedonase”…
    • Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe Protokolli nga neni 12 nuk paraqesin kriter formal për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave…
    • Nuk është paraparë roli i Këshillit Evropian (përfshirë Bullgarinë) në vlerësimin a e zbaton Maqedonia e Veriut protokollin bilateral…, thuhet në Raportin e MPJ-Bullgari.

    Sukses për ministren e Jashtme bullgare është që pjesë e kornizës është marrëveshje me Bullgarinë e vitit 2017 dhe protokollet që duhet të firmosen, që zbatimin e tyre nga ana e Shkupit do ta ndjekë edhe Komisioni Evropian dhe parashikimi i mekanizmit për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

    Vlerësimi i përgjithshëm është se Bullgaria arriti të vijë deri te një propozim i cili është konsideruar si i pamundur para gjashtë muajsh. Sofja zyrtare në atë kohë ka vlerësuar se është e rëndësishme të pranohet propozimi francez që të mos akuzohet edhe më tej se e mban peng integrimin e Ballkanit Perëndimor.

    “Pas mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Konferencës së parë ndërqeveritare të Shqipërisë për fillimin e negociatave, rruga e të dy vendeve drejt anëtarësimit në BE praktikisht ndahet. Do të jetë e vështirë të mbështeten akuzat kundër vendit tonë se për shkak të bllokadës së Maqedonisë së Veriut ndalohet integrimi evropian i të gjithë Ballkanit Perëndimor. Kjo do ta dobësojë dukshëm presionin e jashtëm ndaj vendit tonë dhe do ta përforcojë pozitën e Bullgarisë në raport me Shkupin”, thuhet më tej Raport i MPJ-Bullgari.

    Ministria e Jashtme vlerëson se qeveria bullgare duhet të përgatisë dhe të sigurojë plan kadrovik dhe financiar veprimi me masa për arritjen e përparimit të dukshëm në të gjitha fushat e raportit bilateral me Maqedoninë e Veriut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Nëse qeveria e refuzon këtë propozim, VMRO-DPMNE-ja do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të shpejta parlamentare”

    Lajmi i rradhës

    Të hënën koordinim në Parlament për propozimin francez, do të dihet se kur do të jetë seanca plenare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë