Mundi i të rinjve të Maqedonisë “shpërblehet” në Gjermani

    Pas vazhdimit të eksodit të emigrimit në vend, të rinjtë emigrantë për Klan-M, kanë rrëfyer për arsyet e emigrimit, adaptimin në shoqërinë gjermane, dhe se sa  janë afër realizimit të objektivave të tyre personale.

    Ka mbaruar studimet e psikologjisë në Universitetin e Tetovës, Dëfrim Seferi nga Gostivari, rrëfen momentin e largimit nga Maqedonia drejt Shtutgartit të Gjermanisë, si dhe arsyet që e shtyen të ndërrmarë këtë veprim.

    “2 tetori ishte lamtumira ime e fundit ndaj vendlindjes, atë ditë mendova se po digjem i tëri i gjallë, porn ë fakt më digjej vetëm shpirti. Teksa po nisesha, ktheva kokën mbrapsht e shikova familjen time, të gjithë të përlotur, ama bashkë të gjithë të përlotur. Ra vizioni për jetën, e m`u shuan ëndrrat për të ardhmen. Arsyet e largimit tim ishin të shumta, por unë do t`i veçoja dy veçori: barkun bosh e shpirtin vetëm”, tha Dëfrim Seferi nga Gostivari.

    I diplomuar në Shkencat Politike në Universitetin e Tetovës, Bejtulla Sherifi nga Tetova, tanimë jeton në Greiswald të Gjermanisë dhe punon në sektorin e gastronomisë. Ai thekson, se në Gjermani, shpresa dhe mundësitë janë më të mëdha për realizimin e ëndrrave dhe synimeve.

    “Shpresat këtu i kemi më të mëdha, mendojmë se kemi mundësi të panumërta, por vetëm si çdoherë duhet puna jonë dhe angazhimi jonë, aq më shumë që ne ëndrrat tona, mund t`I realizojmë vetëm me punë, por edhe me dituri edhe më gjëra të tjera”, tha Bejtulla Sherifi nga Tetova.

    Jasmin Islami nga fshati Vranjovc i Gostivarit, ka mbaruar studimet e gazetarisë pranë Universitetit të Tetovës, ai njofton që tani ushtron pozitën  e menaxherit të shpërndarrjes në një fabrikë të bukës dhe ëmbëlsirave në Shtutgart.

    Unë personalisht, kam pasur njohuri edhe më herët, përpara se të emigrojë këtu në Gjermani, të nivelit të parë të gjuhës, mirëpo nuk ka munguar edhe ndihma e popullit gjerman në këtë aspekt, për të na lehtësuar sadopak vështirësitë në lidhje me adaptimin në shoqërinë  e tyre, duke  e ditur se ne jemi dy popuj në shumë aspekte të ndryshëm”, tha Jasmin Islami nga fshati Vranjovc i Gostivarit,

     Të gjithë mërgimtarët e rinjë, porositën rininë në Maqedoninë e Veriut, që të vazhdojnë të shkollohen dhe të punojnë, duke shpresuar që mundi i rinisë në vend, një ditë të shpërblehet.

    Nga Maqedonia e Veriut, deri më tani jozyrtarisht përfolet se janë larguar rreth 400 mijë banorë.

    Lajmi Paraprak

    Vetëm në RMV mbetjet organike trajtohen si mbeturina, kudo është një burim për të bërë kompost

    Lajmi i rradhës

    Gerkovska: Ne kemi nevojë për sundim të ligjit, jo për t’i për sunduar njerëzit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë