Gerkovska: Ne kemi nevojë për sundim të ligjit, jo për t’i për sunduar njerëzit

    Zëvendëskryeministrja e Politikave të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gerkovska, beson se drejtësia vlen edhe për personat që kanë pasuri, pushtet dhe ndikim. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. “Ne kemi nevojë për sundim të ligjit, jo për t’i për sunduar njerëzit”, ka deklaruar ajo për Radio Evropa e Lirë.

    SLLAVICA GËRKOVSKA-ZV.KRYEMINSITRE PËR POLITIKAT E QEVERISË SË MIRË

    “Nuk do ta vë në dyshim ekzistencën e Komisionit Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit, përkundrazi, e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishëm si një organ i pavarur, që përfaqëson zërin e popullit. Kështu e shoh unë Komisionin, veçanërisht këtë përbërje. Ndryshime ligjore janë bërë në vitin 2019, dhe jam e sigurt se ju kujtohet se më parë, Komisioni Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit praktikisht nuk ka ekzistuar”.

    Gerkovska sqaron se është shumë e rëndësishme të theksohet këtu se Komisioni Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit është vetëm një hallkë në zinxhirin e institucioneve që duhet të luftojnë korrupsionin.

    SLLAVICA GËRKOVSKA-ZV.KRYEMINSITRE PËR POLITIKAT E QEVERISË SË MIRË

    “Pres që prokuroria dhe gjykatat dhe të gjitha institucionet e pavarura të kësaj fushe ta bëjnë punën e tyre në mënyrë jashtëzakonisht profesionale, pa marrë parasysh emrin e mbiemrin apo dikë nga cila pozitë vjen, sepse njëlloj meritojnë drejtësi nga më i vogli tek më i madhi”.

    Ajo është optimiste se në gjyqësor ka njerëz të përgjegjshëm dhe profesionistë që bëjnë punë për t’u përshëndetur.

    Lajmi Paraprak

    Mundi i të rinjve të Maqedonisë “shpërblehet” në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    Zdrukthëtari 80-vjeçar: Zanatçinjtë po zhduken, shumë shpejt do të duhen punëtorë të rinj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë