Ndryshe nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur sot mbështetje të plotë për aksionin e polisë së Kosovës në Veri, duke thënë se Prishtina ka të drejtë të vendosë rendin në të gjithë territorin e vendit.
Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se Uashingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar përpjekja e institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit në komunat më shumicë serbe. SHBA bën thirrje që të gjithë ata që sulmuan policinë e Kosovës dhe gazetarët të ndiqen penalisht.
“E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë ky zëdhënës për Express i pyetur për zhvillimet e ndodhura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës.
Ky reagim ka qënë i ndryshëm me atë të kryediplomatit europian Josep Borell, i cili ka thënë se aksionet e njëanshme që cënojnë sigurinë. Sipas Borrell, të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE. /TCH/
Në Maqedoni nuk ka më fuqi të lirë punëtore
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në suaza të vizitës zyrtare në SHBA, në Çikago, ka mbajtur takim…