“Në RMV ka sasi të mjaftueshme të misrit dhe grurit”

    Swiss Bakery është parner i Nistori.com

    Rezervat e mallrave janë plot, furnizimi i misrit dhe grurit nga Serbia është në pajtim me planet vjetore. Pas deklaratës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuqiq se vendi ka kërkuar sasi të caktuar të misrit dhe grurit, Qeveria thotë se këto sasi do të jenë të destinuara për subjektet ekonomike dhe jo për mbushjen e rezervave.

    “Në vend ka sasi të mjaftueshme të misrit dhe grurit. Mullinjtë vendas kanë rezervë prej 45 mijë tonelata grurë, që mjaftojnë për nevojat e tregut vendas deri në rendimentin e ardhshëm. Sasitë e përmendura janë në planet vjetore të subjekteve ekonomike, të cilat i planifikojnë t’i importojnë deri në fillimin e vjeljes për të mbuluar nevojat e tregut vendas dhe funksionimin e mullinjve, furrave dhe subjekteve të tjera, jo për nevojat e shtetit ose rezervat e mallrave”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

    Vuçiq deklaroi se vendit do t’ia lëshojë sasitë e kërkuara.

    “Sot i kemi marrë nevojat e Maqedonisë, na kanë kërkuar që të dërgojmë 50 mijë tonelata grurë dhe 25 mijë tonelata misër dhe mund ta dorëzojmë menjëherë, nuk kemi problem me këtë”, tha Aleksandar Vuçiq- kryetar i Serbisë.

    VMRO DPMNE opozitare pretendon se furnizimi vërteton se rezervat e mallrave janë bosh.
    “Edhe pse siguruan se rezervat janë stabile dhe të plota, dje, Serbia fqinje na zbuloi se Qeveria e Maqedonisë ka dërguar kërkesë për dërgimin e gjithsej 75 mijë tonë misër dhe grurë. Qeveria e ka vënë në rrezik Maqedoninë dhe duhet menjëherë të përgjigjet nëse rezervat e mallrave janë boshatisur dhe për këtë arsye Qeveria nuk ka ndërhyrë në treg?”, tha Maria Miteva- zëdhënëse e VMRO DPMNE-së.

    Ditëve të fundit, Qeveria bëri të ditur se shteti ka rezerva të mjaftueshme dhe nëse është e nevojshme do të vihen në funksion për nevojat e qytetarëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Përfundon gjykimi për rastin “Dhoma Publike”, vendimi sillet më 11 mars

    Lajmi i rradhës

    Abazoviq, mandatar i Qeverisë së re në Mal të Zi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë