Përfundon gjykimi për rastin “Dhoma Publike”, vendimi sillet më 11 mars

    Ka përfunduar gjykimi i autorëve të akuzuar të grupit “Dhoma Publike” në “Telegram” ku shpërndahej përmbajtje seksiste.. Në fjalën e tij përmbyllëse, prokurori Vlladimir Millosheski deklaroi se në mënyrë flagrante janë shkelur të drejtat e njeriut, veçanërisht e drejta e fëmijës me shpërndarjen e pornografisë fëmijërore.

    “Të dy kanë lejuar gjithashtu, që një material i tillë të shpërndahet dhe të mos fshihet, e as ta ndalojnë atë në anëtarësimin e mëtejshëm në grupin e personit, që e ka shpërndarë këtë material me të tjerët”, tha Vlladimir Millosheski, prokuror.

    Avokati i të akuzuarit të parë Darko Kostovskit, Petro Janura, para gjykatës tha se ai në fakt ka qenë hero sepse e ka fshirë grupin “Dhoma Publike” nga “Telegrami”. Kërkoi që klienti i tij të lirohet, sepse ishte i ndershëm dhe i sinqertë.

    “Këta janë të rinj të familjeve tipike maqedonase, mesatarë, të mësuar të mos vjedhin, të mos gënjejnë, të bashkëpunojnë me policinë, të bëjnë vepra të mira sociale”, u shpreh Petro Janura, avokat i Darko Kostovskit.

    Avokatja e të akuzuarit të dytë Mihail Panevski, Ivanka Jakimovska në fjalën e saj përmbyllëse tha se asnjë nga organet e hetuesisë nuk ka marrë vesh se kush në grupin “Dhoma Publike” ka shpërndarë filmime me pornografi fëmijërore dhe për këtë Panevski nuk ka kryer vepër penale.

    “Fillimi dhe fundi i veprës së supozuar penale- prodhim dhe shpërndarje të pornografisë fëmijërore është momenti kur është vendosur përmbajtje e inkriminuar nga anëtari i grupit sepse pikërisht ai, personi i panjohur e ka bërë të kapshme pornografinë fëmijërorë. Çdo gjë tjetër, çdo veprim tjetër shtesë pas pasojës që qëndron në përshkrimin ligjor të veprës penale nga aspekti i teorisë juridike – penale nuk qëndron dhe s’mund të jetë vepër penale”, theksoi Ivanka Jakimovska- avokate e Mihaill Panevskit.

    Aktvendimi për ta do të publikohet më 11 mars. Në grupin “Dhoma Publike” në Telegram kanë pasur më shumë se 600 shfrytëzues ku janë këmbyer mijëra fotografi eksplicite. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ndihma humanitare po mblidhen edhe në Shkup për Ukrainën

    Lajmi i rradhës

    “Në RMV ka sasi të mjaftueshme të misrit dhe grurit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë