NGJARJA TRAGJIKE NË TETOVË | 30 ditë paraburgim për vajzën e cila dyshohet për vrasjen e 16 vjeçarit nga Novosella

    Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se është zhvilluar bisedë informative me një të mitur nga fshati Rogla e Tetovës e cila dyshohet se e ka sulmuar me mjet të fortë të miturin nga fshati Novosellë, duke i shkaktuar vdekjen.

    “Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar bisedë informative me një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës. Ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë të miturin 16-vjeçar nga fshati Novosellë, Komuna e Zhelinës, i cili u gjet i pajetë dje në orën 07:10 minuta në ujërat e lumit, Shkumbim, rrugës për në vendin e quajtur “Banja” në Tetovë. Po ashtu në lidhje me ngjarjen në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për Çështje Sociale, avokatit dhe personit mjekësor është zhvilluar bisedë me një të mitur tjetër 17 vjeçar nga Tetova. Vajza e mitur është ndaluar në komisariat, ndërsa i mituri është lënë i lirë. Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në burgun e Shkupi për vuajtje të masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

    ÇFARË THOTË PROKURORIA?
    Vrasja e 16 vjeçarit, procedurë përgatitore kundër një të miture

    “Prokuroria Themelore Publike-Tetovë deri tek gjykata kompetente ka dorëzuar kërkesë për ngritjen e Procedurës përgatitore kundër një personi për të cilin dyshohet se ka kryer veprën penale ”vrasje”.

    “E dyshuara, vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja” ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Tetovë. 

    Lajmi Paraprak

    FIFA: Do të merren masa për rastin e Nusret Gokçe që u fut në fushë në finalen e kampionatit “Katar2022”

    Lajmi i rradhës

    Kompania kineze pranon se përdori të dhënat e TikTok-ut për të gjurmuar gazetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë