FIFA: Do të merren masa për rastin e Nusret Gokçe që u fut në fushë në finalen e kampionatit “Katar2022”

    FIFA ka pranuar se Nusret Gokce nuk duhej të ishte në fushë pas finales së Kampionatit Botëror, pasi kuzhinieri i famshëm u pa duke mbajtur trofeun dhe duke u përpjekur të ndërhynte në festimet e Argjentinës.

    Salt Bae theu rregullat e FIFA-s duke prekur dhe mbajtur Kupën e Botës, pasi Argjentina e mposhti Francën me penallti në finalen emocionuese të të dielës (18 dhjetor).

    FIFA është zotuar t’i hetojë rrethanat e incidentit dhe ka sugjeruar se Nusreti “fitoi qasje të padrejtë në fushë”.

    “Pas një rishikimi, FIFA ka qenë duke shikuar se si individët fituan qasje të padrejtë në fushë pas ceremonisë mbyllëse (të Kampionatit Botëror) në stadiumin Lusail më 18 dhjetor. Do të ndërmerren veprimet e duhura të brendshme”, ka thënë një zëdhënës për Sportsmail.

    Dyshimet janë hedhur për shkak të raporteve të afërta mes shefit turk të kuzhinës dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Nusretit u dha një kalim VVIP për finalen nga Infantino, pavarësisht se ai nuk kishte lidhje futbollin, me skuadrat e përfshira apo me vet turneun.

    Gokce ka mundur të hynte në fushën e stadiumit Lusail dhe u fotografua duke mbajtur trofeun dhe duke pozuar për me çmimin ikonik, si edhe me futbollistët e Argjentinës.

    Organi drejtues i futbollit ka një sërë rregullash që rrethojnë trofeun e Kupës së Botës, me një listë shumë specifike të atyre që lejohen ta prekin atë.

    “Dizajni aktual daton në vitin 1974. Si një nga simbolet sportive më të njohura në botë dhe një ikonë e paçmuar. Trofeu origjinal i FIFA Kupës së Botës mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup shumë i përzgjedhur njerëzish, ku përfshihen ish-fituesit e FIFA Kupës së Botës dhe krerët e shteteve”, shkruan në faqen e FIFA-s.

    Salt Bae, i cili nuk plotëson asnjë nga kriteret e përshkruara nga FIFA, i ka promovuar fotografitë e tij me trofeun në Instagram, pavarësisht shkeljes së hapur të rregullave.

    Ai u pa gjithashtu i dëshpëruar duke u përpjekur të bashkohej në festimet e Argjentinës pas fitores së tyre dramatike ndaj Francës, me një seri videosh rrëqethëse që tregonin përpjekjet e tij të vështira për të mbajtur trofeun dhe për të pozuar përkrah lojtarëve, si Lionel Messi, Angel di Maria e Lisandro Martinez. 

    Lajmi Paraprak

    RASTI “ALFA” | Islami: Kujt po i pengon pafajësia ime!

    Lajmi i rradhës

    NGJARJA TRAGJIKE NË TETOVË | 30 ditë paraburgim për vajzën e cila dyshohet për vrasjen e 16 vjeçarit nga Novosella

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë