Është njoftuar se nipi i Fethullah Gylenit, Selahaddin Gylen, është arrestuar jashtë vendit dhe më pas është dërguar në Turqi, shkruan BBC.
Anadolu Agency njoftoi se Selahaddin Gylen është arrestuar nga operacioni i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), përcjell Nistori. Nuk ka informacione të sakta në lidhje me vendin në të cilin u zhvillua operacioni në fjalë. Disa media keniane pretendojnë se Selahaddin Gylen u kap në Kenia.
Nga ana tjetër, disa burime të tjera pretendojnë se Gyleni ishte kapur në një vend të Lindjes së Largët. TRT gjithashtu, raportoi se Selahaddin Gylen ishte ngarkuar të ruante marrëdhëniet midis udhëheqësve të vendit dhe zyrtarëve të lartë në Organizatën Gylen dhe u largua nga Turqia me ndihmën e organizatës, por nuk dha asnjë informacion se kur ndodhi kjo.
Raportohet se Selahaddin Gylen kërkohet në Turqi me akuzat e “anëtarësimit në një organizatë terroriste të armatosur” dhe “abuzim seksual ndaj një të mituri”. /Nistori/