85 për qind e ujërave të zezë nuk pastrohen në Maqedoninë e Veriut

    Fotografi ilustruese

    Në Maqedoninë e Veriut nga sasia e përgjithshme e ujërave të ndotura të shkarkuar, vetëm 15.5% është pastruar gjatë vitit 2020.

    “Sasia totale e ujit të përdorur në vitin 2020 është 1 457 milion m3. Krahasuar me vitin 2019, sasia totale e ujit të përdorur në vitin 2020 është vërejtur ulje për 9.6%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave (EShS), duke sqaruar që 64.9% e sasisë së ujit të përdorur për furnizim të ndërmarrjeve është nga ujërat sipërfaqësor.

    Më së shumti ujë përdoret nga Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 1 413 milionë m3, pastaj 31 mnga industria përpunuese dhe 12 mnga miniera dhe gurore.

    Raportohet që sasia totale e ujërave të zëna nga ndërmarrjet industriale në vitin 2020 është 2 203 milionë m3, me pjesëmarrjen më të madhe të sektorit D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (98.3%), pra 2 165 milionë m3.

    Ndryshe, nga 1 425 milionë m3 ujëra të ndotura të shkaktuara, vetëm 220 milionë m3 e ujërave të ndotura janë trajtuar, prej të cilave vetëm 2 milionë m3 nga Miniera dhe gurore, ndërsa 3 m3 milionë nga Industria përpunuese. Nga sasia e ujërave të zeza nga industria, 84.3% e tyre shkarkohen në rrjedhat e ujit, ndërsa 14.91% në liqene.

    Lajmi Paraprak

    Arrestohet nipi i Fethullah Gylenit dhe ekstradohet në Turqi

    Lajmi i rradhës

    Kadriu: Maqedonia e Veriut akoma nuk është distancuar nga politikat nacionaliste

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë