Një javë afat për riorganizimin e dasmave

    Objektet hotelierike të regjistruara për organizimin e ahengjeve do të kenë afat një javor që të riorganizojnë punën e tyre, t’i anulojnë apo t’i shtyjnë terminët e caktuara për dasma. Për këtë qëllim, kufizimet të cilat Qeveria mbrëmë i miratoi, do të hyjnë në fuqi nga data 16 gusht për të ndaluar tërësisht organizimin e dasmave dhe grupimeve tjera masive në ambient të mbyllur.

     “Këtu ka dy çështje. E para se anketat tregojnë se kemi problem aty ku masat nuk respektohen. Ne edhe tani kemi protokolle për ata vende të mbyllura të cilat qartë duken se nuk respektohen dhe prandaj erdhëm deri te ky problem. Dhe e dyta, sido qoftë njerëzit kanë planifikuar ngjarje të ndryshme dhe mendojmë se një javë është periudhë e arsyeshme që nëse duhet t’i anulojnë, t’i shtyjnë ngjarjet që të kenë kohë t’i organizojnë”- deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

    Filipçe konsideron se sjellja e masave nuk është e vonuar edhe pse disa nga ekspertët konsiderojnë se nëse vendi do të kishte sjellë masa një muaj më herët, rritja e numrit të të infektuarve nuk do të kishte qenë kaq e lartë.

    Assesi nuk është vonë për vendosjen e masave. Të gjitha masat po i propozojmë në kohë. Këta janë çështje të cilat ne i parashikuam disa muaj më parë se do vendosim masa dhe e pritëm momentin e duhur. Ja tani kur filloi rritja evidente e rasteve, që është nga java e kaluar atëherë u rrit dhe numri i pacientëve të hospitalizuar. Mendoj se është periudhë e mirë kur I propozuam masat, tani kur para nesh vijnë muaj ku njerëzit qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura- pohoi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë “.

    Nga data 16 gusht në gjithë objektet, përfshirë dhe ato hotelerie dhe ngjarje kulturore sportive, ahengje, koncerte, seminare, trajnime, punëtori e konferencë ku ka më shumë se 30 persona, detyrimisht qytetarët e moshës mbi 18 vjeç do duhet të kenë certifikatë për vaksinim, së paku për dozën e parë. Në hapësirat e brendshme të objekteve gastronomike të mos ketë mbushje të më shumë se 30% të kapaciteteve ndërsa në një tavolinë mos të ulen më shumë se 4 persona.

    Masat vijnë pasi vendi regjistroi një rritje rapide të rasteve ditore, si dhe të numrit të rasteve aktive të cilët nga rreth 130 u bënë rreth 2000. Qyteti i Tetovës mbetet më kritik ku për momentin ka 572 raste aktivë dhe mbi 45 të hospitalizuar. Klinika për sëmundje Infektive në Shkup nga sot ka përgatitur hapësirat plotësuese për pranimin e pacientëve nga Tetova. Numri total i të shtruarve në gjithë vendin është rreth 150. Ndër 10% e tyre janë pacientë të vaksinuar me dy doza gjendja e të cilëve është relativisht stabile dhe jashtë rrezikut për jetë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria: Gastronomët do të ndihmohen përsëri

    Lajmi i rradhës

    SHBA, Open Ballkan edhe një mësim i viteve ’30

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë