SHBA, Open Ballkan edhe një mësim i viteve ’30

    IRENA BEQIRAJ

    Në vitin e largët 1934, A.Papanastasiou ish kryeministri i Greqisë shkruante ndër të tjera:”…Antagonizmi ekonomik ndikon në përçarjen e kombeve”, “por afrimi ekonomik nuk mund të realizohet pa atë politik ”.

    Ky ishte reflektimi i Kryeministit Grek të kohës, i cili në Kongresin e Paqes në vitin 1929, optimist prezantoi iniciativën për krijimin e Union Ballkanik, i cili do të bazohej në bashkëpunimin e ngushtë ekonomik kulturor edhe politik. Për të arritur këtë bashkim u oganizuan tre Konferenca Ballkanike ku merrnin pjesë: Jugosllavia, Shqipëria, Greqia Turqia Bullgaria dhe Rumania, gjatë të cilave u miratuan shumë konventa ekonomike si: konventa mbi bashkimin doganor dhe bashkëpunimin e përgjithshëm ekonomik, statusi i dhomës ballkanike të bujqësisë, konventën e bashkëpunimit ballkanik në kërkimet bujqësore dhe agronomike, si dhe në zhvillimin e fondit të kredisë për bujqësinë. Madje, delegacioni turk, dhe ishte pikërisht Ibragim Fazil Beu që propozoi në Konferencën e III, krijimin e bashkimit monetar të vendeve të Ballkanit, i cili padyshim ishte niveli më i lartë bashkëpunimit ekonomik, por radikal për stadin zhvillimor të vendeve ballkanike të kohës.

    Dështimi i kësaj iniciative tregoi që pa harmonizim politik, çdo përpjekje për të bashkuar vendet e Ballkanit qoftë në baza ekonomike ashtu edhe në ato kulturore, ishin të kota. Për tepër nga pikëpamja ekonomike, vendet e Ballkanit ishin ekonomi të ndërvarura nga ekonomitë e ndryshme europiane.

    Me Minishengenin duke se po rivitalizohet idem logjika stategjike historike që : “stabiliteti i rajonit varet nga mbledhja e popujve të ndryshëm në një njësi të madhe ekonomike, pa kufij brenda njëri tjetrin nën lidershipin e kombit më i madh të rajonit duke e kthyer këtë të fundit  në  qendrën natyrore politike të rajonit”.

    Plot një vit më parë, pas dështimit të iniciativës për shkëmbimin e territoreve me kosovën Richard Grenell do të shprehej se “SHBA do të fokusohet në normalizimin ekonomik të madhënieve në ballkan, e më pas në normalizmin politik”, duke mbështetur kështu idenë e hedhur nga Serbia për bashkimin doganor të cilin e pagëzuan me emrin  Mini -Shengeni Ballkanik.

    Qëllimi i Administratës amerikane të Tramp padyshim ishte mirë, kërkohej të arrihej   stabiliteti politik rajonal edhe mbajtja e Ballkanit larg ndikimit të rivalëve Rusë dhe Kinez. Ndërkohë  që mjetet  që u përdorën për një arritje të shpejtë  dhe të lehtë të qëllimit ishin koncensione me Serbinë. Qoftë ideja ndryshimit të kufijve, apo më pas ajo e mini -Shengenit, akomodonin kërkesat e kërcënuesit së paqes politike në Ballkan, njëkohësishit edhe të flirtuesit më të madh me rivalët e SHBA në rajon, Serbisë.

    E ndërsa Europa për herë të parë doli kundër politikës së Jashtme Amerikane në Ballkan, duke kundështur kategorikisht ndryshimin e kufijve, Minishengeni- sot i ripagëzuar së fundimi Open Ballkan (një emërtim që e largon edhe më shumë rajonin nga Europa) dukej si një mbivendosje me zonën rajonale ekonomike të mbështetur nga Procesi i Berlinit. Megjithëse, në terma ndryshojnë, pasi procesi i Berlinit nuk prek autonominë tregtare të vendeve ballkanike .

    Serbia e dëshiron një bashkim doganor edhe ekonomik, pasi bashkimi konsolidon pozicionin e saj drejtues në Ballkan. Një projekt i tillë, që i jep Serbisë një pozicion drejtues në Ballkan mund të jetë i mjaftueshëm për të bindur Beogradin të njohë pavarësinë e Kosovës pa këmbëngulur në idenë e shkëmbimit të territoreve. Për këtë arsye në Marrëveshjen e nënshkruar në washington, Administrata Tramp i kërkonte  Kosovës të bashkohej me mini-Shengenin në këmbim të mbështetjes për të siguruar njohjen e Kosovës nga Serbia. Mbështetja e një projekti të tillë i cili e bën  Serbinë qendër gravitacionale të rajonit,  pa dyshim do të jepej Serbisë në këmbim “të ftohjes “ së mardhënieve të saj me rivalët Rusë .

    Një numër i madh studimesh, shkrimesh ndërkombëtare, faktojnë që nga pikëpamja ekonomike, Open Ballkan  nuk sjell përfitime për vendet të gjithë vendet e rajonit për shkak :1) të strukturave ekonomike jokomplementare të vendeve të rajonit, 2) të nivelit të ulët tregtar që kanë me njëri tjetrin, 3) të sofistikimit dhe të vlerës së ulët të produkteve që prodhojnë dhe eksportojnë si dhe4) përqendrimit të lartë apo mungesës së diversifikimit në porotofolin e eksporteve. Por sërisht qëllimi për të vendosur “një lloj rendi rajonal të zbatueshëm, dhe të kontrollueshëm nga SHBA”, e bën të pa-rëndësishëm faktin kush fiton e kush humbet, dhe padyshim bëhet lehtësisht i arritshëm për sa kohë humbësit vetofrohen në mbështejten e një nisme të tillë .

    Asgjë nuk e pengojë Tiranën zyrtare ta mbështesë idenë, e promovuar edhe nga SHBA , megjithëse koshiente për fuqizimin e Serbisë nëse bashkimi ndodh. Po ashtu edhe Maqedonia ka vendosur të qetësojë dhimbjen e humbjes me iluzionin e një strehe të sigurt për ekzistencës së saj , nga kërcënimet e Greqisë dhe Bullgarisë.

    Kundërshtarët të fortë të idesë mbeten pikërisht ato që luftuan për të qenë të lirë nga ndikimi i Beogradit, Bosnja dhe Kosova të cilat po i rezistojnë përfshirjes në mini-Shengen duke e konsideruar atë  një nismë rajonale që ju  rrezikon pavarësinë.

    Shumë analistë ndërkombëtar, njohës të Ballkanit dhe qëndrimeve të historike  Presidentit Biden, prisnin një ndryshim të dukshëm në qëndrimet e SHBA ndaj Beogradit dhe Ballkanin perëndimor. Por nga deklaratat e fundit të Ambasadës Amerikane e cila inkurajon Kosovën të marrë pjesë në Mini-shengenin ballkanik duket se ardhja në presidencë e Biden deri tani nuk e ka ndryshuar qasjen.

    Me kontributin që Biden kanë dhënë për Ballkanin askush nuk dyshon në atë që ai dëshiron për rajonin, por ajo që ka rëndësi në politikën ndërkombëtare nuk është ajo që një udhëheqës dëshiron të bëjë, por ajo që ai duhet të bëjë për të mbështetur interesat edhe qëllimit e vendit të tij. Qëllimet e SHBA për rajonin nuk kanë ndryshuar,  ajo që duhet të ndryshojë është qasja e përdorur për të arritur qëllimin.

    Edhe sikur të gjithë vendet e rajonit të pranonin Serbinë si qendër graviteti ekonomike, a mundet të arrihet paqe e vërtetë politike në vendet që derdhën gjak pikërisht për ti shpëtuar këtij ndikimi? A mund të sillte paqe reale midis Kosovës edhe Serbisë kur Kosovës i propozohet të heq kufijtë ekonomik me Serbinë e cila jo vetëm refuzon ta njoh atë si shtet të pavarur por lobon ndërkombëtarisht për mosnjohejen e saj? A.Papanastasiou ish kryeministri i Greqisë nga atje ku i prehen eshtrat do të qësendiste çdo politikan të vjetër a të ri, lokal apo ndërkombëtar, duke  pëshpëritur “ mos gënjeni veten dhe kombet tuaja, pa afrim politik harrojeni afrimin ekonomik”./Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Një javë afat për riorganizimin e dasmave

    Lajmi i rradhës

    Ç’mund të bëhet për pabarazinë?

    Lajme tjera

    Mbrapshtia e një kohe

    MONIKA STAFA  Në fundin e viteve 1990, kur studentët dhe rinia shqiptare pushtuan sheshet me thirrjet për ndërrimin…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë