Nuk ka shkelje të të dhënave personale gjatë kontrollit të kovid-pasaportës në kafene

    Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale i ka qetësuar qytetarët, duke thënë se kontrolli i pasaportës Covid gjatë hyrjes në kafene që pritet të zbatohet prej më 16 gusht, nuk përbën shkelje të të dhënave personale të qytetarëve.

    Prandaj, siç sqarojnë, aktiviteti i tillë është jashtë fushëveprimit të AMTP-së.

    “Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Ju informon; Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale zbatohet vetëm në raste kur kryhet përpunim të të dhënave personale. Përpunim i të dhënave personale në përputhje me ligjin konsiderohet çdo operacion ose përmbledhje e operacioneve të cilat kryhen mbi të dhënat personale, ose grup i të dhënave personale, në mënyrë automatike ose tjetër, siç janë: grumbullim, evidentim, organizim, strukturim, ruajtje, adaptim ose ndryshim, tërheqje, konsultim, këqyrje, përdorim, zbulim nëpërmjet transmetimit, publikim ose bërje të kapshme ndryshe, harmonizim ose kombinim, kufizim, shlyerje ose asgjësim. Prandaj, informojmë se në qoftë se kryhet verifikim vizual i çertifikatës së imunizimit kundër virusit SARS-CoV-2 (pavarësisht nëse është në formë të shkruar ose ruhet në pajisje digjitale) dhe para së gjithash nuk mbahen të dhëna personale gjatë verifikimit të tillë, ajo nuk përbën “përpunim të të dhënave personale” dhe rrjedhimisht aktiviteti i tillë është jashtë fushëveprimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    “Duke marrë parasysh të lartpërmendurën, ndërsa miratimi i Vendimit nr. 40-678/25 të datës 7 gusht 2021 ndër të tjera, ndalon hyrjen në çdo objekt, përfshirë edhe objektet e hotelerisë, ku ka më shumë se 30 pjesëmarrës / mysafirë / persona, për ngjarje të çfarëdo lloji (festë, aheng, martesë, ditëlindje, pagëzim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive), pa poseduar dhe paraqitur certifikatë për kryerjen e imunizimit kundër virusit SARS-CoV-2, të paktën dozën e parë të vaksinës, duke filluar nga data 16 gusht 2021, rrjedh se nëse gjatë zbatimit të këtij vendimi kryhet vetëm verifikim vizual i certifikatës për imunizim kundër virusit SARS-CoV-2 (në parimin “paraqet ose nuk paraqet certifikatë”), aktiviti i tillë është është jashtë fushëveprimit të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rrjedhimisht nuk do të paraqiste keqpërdorim të të dhënave personale”, thanë nga Agjencia.

    Kjo vjen pasi më 16 gusht 2021 futet vërtetimi i detyrueshëm për imunizimin e kryer, më së paku të një doze, me shërbime radar të detyrueshme për shkak të kontrollit të dëshmisë së treguar për vaksinim gjatë hyrjes në çfarëdolloj objekti në të hapur, përfshirë edhe në objektet hotelerike, ku janë të pranishëm më shumë se 30 persona, për çfarëdolloj gazmendi (kremtim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive) në të hapur. Masa ka të bëjë për personat e moshës mbi 18 vjeç.

    Lajmi Paraprak

    Procesi mësimor me shumë pikëpyetje

    Lajmi i rradhës

    Tashmë zyrtare: Messi lojtari më i ri i PSG-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë