“Nuk priten ndryshime në kabinetin qeveritar”

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për emrin e ministrit të ri të pushtetit lokal, tha se ai post i takon PLD-së dhe se propozimi duhet të vij nga kjo parti.

    Kryeministri tha se është i lumtur që në opinion po lakohet emri i ish kryetarit të Shkupit, Risto Penov, ndërkohë që theksoi se nuk priten ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar.

    “Emri do të publikohet kur të vijë koha, bëhet fjalë për vendim të PLD-së. Unë jam i lumtur që është përmendur emri i ish kryetarit të Shkupit, Risto Penov. Se kur do të jetë në seancë kuvendore propozimi thuhet. Kjo duhet të koordinatohet me kryetarin e Kuvendit. Risto Penov është propozim i PLD-së, por zyrtarisht akoma nuk ka arritur tek ne”, tha Kovaçevski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Jeta në burgje, e përcaktuar nga mosha

    Lajmi i rradhës

    KRrE njofton për shtrenjtimin e derivateve të naftës

    Lajme tjera

    Dodik padit veten

    Lideri i entitetit serb në Bosnje njoftoi ka ngritur padi ndaj vetes dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë