Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare: Vendi po lëviz në drejtim të gabuar

    Ky është vlerësimi i shumicës së qytetarëve, më shumë se dy të tretave, se shteti po lëviz në drejtim të gabuar – Maqedonia po lëviz në drejtim të gabuar, se kjo qeveri duhet të largohet që t’u ecë mbarë qytetarëve, pa dallim nëse janë qytetarë të Shkupit, Shtipit, Tetovës, Gostivarit, Strugës apo Strumicës kështu u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për media me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njofton Nistori.

    “Ky është vlerësimi i shumicës së qytetarëve, më shumë se dy të tretave, se shteti po lëviz në drejtim të gabuar – Maqedonia po lëviz në drejtim të gabuar, se kjo qeveri duhet të largohet që t’u ecë mbarë qytetarëve, pa dallim nëse janë qytetarë të Shkupit, Shtipit, Tetovës, Gostivarit, Strugës apo Strumicës. Sa më gjatë kjo qeveri LSDM-BDI qëndron, aq më shumë probleme do të kenë qytetarët, aq shumë autobusë të mbushur do ta braktisin Maqedoninë dhe shumica prej atyre asnjëherë nuk do të kthehen. Aq më shumë do temi korrupsion, krime dhe do të kemi gjendje të keqe ekonomike”.

    Edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami u shpreh për zgjedhje të parakohshme parlamentare, me qëllim, sipas tij, për të bërë ndryshime si në pushtetin lokal, por edhe atë qendror.

    “Ne do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat demokratik për të bërë ndryshime dhe për t’u reflektuar vullneti i qytetarëve edhe në pushtetin qendror”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

    “Biseduam për bashkëpunimin në nivel qendror, si dy parti opozitare që të ofrojmë zgjidhje për problemet me të cilët ballafaqohet shteti në këto momente kritike si në rrugëtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut, sidomos në aspektin ekonomik me theks të veçantë për krizën energjetike. U dakorduam që në ditët në vijim të kemi aktivitete drejt imponimit të zgjedhjeve të parakohshme, që vullneti i qytetarëve të vijë në shprehje edhe në pushtetin qendror”, u shpreh Kasami ndër të tjera.

    Sa i përket bllokimit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, Mickoski deklaroi se problemi më i madh është se qeveria LSDM-BDI nuk tërhiqet as pas humbjes në zgjedhjet e fundit lokale.

    “Problemi më i madh është që kjo qeveri LSDM-BDI nuk tërhiqet, për shkak të rënies së LSDM në zgjedhjet e fundit lokale, si në rrethin e parë, por edhe të dytë. Dhe padyshim kjo reflektoi në opinion që kjo qeveri të shkojë, sepse shteti po lëviz në drejtim të gabuar. Ky është problemi esencial. Edhe ai komision ka numër të mjaftueshëm deputetësh. Duhet vetëm të marrë guximin kryeparlamentari i Kuvendit Talat Xhaferi, ta caktojë dhe ai komision të mblidhet. Nëse ata duan të partizojnë gjykatës kushtetues dhe të vendosin gjykatës dhe anëtarë të trupave rregullativ me dekrete partiake, ndjesë por unë nuk do të pajtohem dhe do të bëj gjithçka që është fuqinë time që këtë mos ta lejoj”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    DO TË PËSOJA INFARKT NGA FATURA E LARTË E RRYMËS

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Nëse kandidon Ziadin Sela për të parin e partisë, as që diskutohet kandidimi im

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë