Opozita shqiptare kushtëzon ndryshimet kushtetuese! Ibrahimi: Nëse nuk i pranojnë, le të kërkojnë vota të tjera nga Gruevski

    Opozita e bashkuar shqiptare me sa duket do ta vështirëson edhe më shumë sigurimin e 80 votave për ndryshimet kushtetuese. Përveç kushtit për heqjen e termit 20% për gjuhën shqipe dhe pranimin e propozim-ligjit për luftë ndaj korrupsionit, sekretari i përgjithshëm i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, tha për TV21 se deputetët opozitarë shqiptarë nuk do ta ngrinin dorën bashkë me deputetë që do të ishin nën ndikimin e Nikolla Gruevskit, andaj shtoi se pushteti do të duhet të kërkojnë më tepër vota nga ish-kryeministri Gruevski.

    “Ne mendojmë se ato ndryshime kushtetuese nuk duhet të bëhen pa u bërë edhe dy elemente të tjera përbërëse të këtyre ndryshimeve kushtetuese, ato janë heqja e emërtimit ofendues për gjuhën shqipe në Kushtetutën e RMV-së dhe çështja e dytë sanksionimi kushtetues për mos vjetërsimin e lëndëve të korrupsionit politik. Opozita shqiptare është e gatshme të votojë për ndryshimet kushtetuese në qoftëse në Kuvend vijnë ato bashkë. Nëqoftëse s’vijnë bashkë, është mirë të flasin me Nikolla Gruevskin të marrin deputetë tjerë sepse nuk i kanë votat e opozitës shqiptare”, tha Zeqirija Ibrahimi, sekretar i përgjithshëm i Alternativës.

    I pyetur për kushtet e opozitës shqiptare, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se çdo kërkesë që në definicionin e saj përfaqëson qytetarët është legjitime, mirëpo për kërkesat e lartëpërmendura thotë se nevojitet diskutim më i gjerë politik.

    “Deputetët janë në Kuvend. Nuk mundeni deputetët t’i kërkoni përmes ndërmjetësuesve por ata janë anëtarë të Kuvendit, të përzgjedhur nga qytetarët. Gjithçka që është jashtë kornizës negociuese gjithsesi se paraqet diskutim në korniza të një diskursi më të gjerë duke patur parasysh se bëhet fjalë për gjëra pjesë e të cilave janë të rregulluara edhe me Marrëveshjen e Ohrit dhe gjithsesi duhet të ketë përfshirje më të madhe nga partitë politike. Çdo çështje e ngritur nga partitë politike dhe që paraqesin qytetarët në defincionin e tyre gjithmonë është legjitime”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Kovaçevski nuk zbuloi nëse deri më tani kanë arritur të sigurojnë 80 deputetët e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese, mirëpo përsëriti se rruga europiane e vendit varet nga vet shteti ynë. Ai shpreson që Maqedonia e Veriut të jetë në krye të shteteve të rajonit që do të anëtarësohen në BE.

    Lajmi Paraprak

    Kur fëmija ankohet shpesh për lodhje mund t’i mungojë kjo vitaminë

    Lajmi i rradhës

    Një gjevrek në RMV sa një kilogram miell

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë