Kur fëmija ankohet shpesh për lodhje mund t’i mungojë kjo vitaminë

    Nëse një fëmijë ankohet shpesh për rraskapitje apo lodhje, trupit të tij, përveç mungesës së gjumit, mund t’i mungojë vitamina B12.

    Siç shpjegojnë mjekët pediatër, lodhja mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B12, për të cilën fëmija ka nevojë kryesisht për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve).

    Përveç kësaj, shumë studime tregojnë se kjo vitaminë është përgjegjëse për ruajtjen e sistemit nervor funksional. Për shkak se mungesa e B12 ndikon negativisht në sistemin nervor qendror, njerëzit me nivele të ulëta ose të mangëta të B12, mund të ndjehen të mjegulluar dhe të kenë vështirësi të përqendrohen dhe të kryejnë detyrat – njofton Healthline.

    Ndryshe nga vitaminat e tjera, B12 nuk është e pranishme në fruta dhe perime, sepse bimët nuk e prodhojnë atë. Në vend të kësaj, fëmija mund ta marrë më shpesh përmes mishit, kryesisht pulës ose gjelit të detit, dhe produkteve të qumështit. Falë disponueshmërisë së këtyre ushqimeve, mungesa e vitaminës B12 nuk është e shpeshtë.

    Në rast të mungesës së kësaj vitamine, fëmijët më së shpeshti ankohen për lodhje ose rraskapitje, kanë lëkurë të zbehtë të fytyrës, dobësi të muskujve, probleme me përqendrimin ose kujtesën, si dhe çrregullime të tretjes – si diarre, nauze, kapsllëk, fryrje, gazra dhe simptoma të tjera gastrointestinale. Këto probleme mund të prekin si të rriturit ashtu edhe fëmijët.

    Dhimbjet e kokës janë ndër simptomat më të shpeshta të raportuara që lidhen me mungesën e B12, si te të rriturit ashtu edhe te fëmijët.

    Lajmi Paraprak

    Rrobat kanë erë të pakëndshme pas larjes? Këshilla për përdorimin e duhur të zbutësit

    Lajmi i rradhës

    Opozita shqiptare kushtëzon ndryshimet kushtetuese! Ibrahimi: Nëse nuk i pranojnë, le të kërkojnë vota të tjera nga Gruevski

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë