PAGË BALLKANIKE, ÇMIME EUROPIANE

    Çmimet e disa nga produktet themelore ushqimore në Kroaci janë gati të njëjta apo të përafërta me çmimet në Maqedoni. Mirëpo banorët e Kroacisë me paga mesatare prej 1094 euro dhe paga minimale prej 560 euro mund të blejnë dyfish më shumë ushqime se banorët e Maqedonisë me paga prej 560 euro dhe pagë minimale prej 330 euro. Të dhënat krahasuese të më shumë supermarketeve në Kroaci apo vetëm shfletimi i fletushkave të ndryshme reklamuese në qendrat më të mëdha tregtare kroate, bën që të mendoni se po shikoni reklamat në ndonjë market në Maqedoni, me të vetmin dallimin se çmimet janë të shprehura në euro në vend në denarë.

    Një litër qumësht në Kroaci mund të blihet duke filluar me çmimin prej 80 cent apo 48 denarë, ndërsa ka oferta edhe për 8 litra qumështi në një paketim për 7.4 euro apo për 0.94 cent për një litër qumësht apo më pak se 60 denarë.

    Oferta e jogurtit për një litër luhatet prej 1.2 euro, 1.5 euro dhe 1.7 euro, apo 70 deri 90 denarë.

    Edhe një pashtetë Argeta kushton ngjashëm si tek me 1.06 euro, ndërsa tek ne ofrohet me një çmime prej 40-50 denarë.

    Një ndër artikujt që shpesh përdoren në kuzhinë si vezët tek ne kushtojnë për 30 copë vezë në mesatare afër 280 denarë në dyqan, ndërsa në Kroaci ato arrin çmimin prej 5.7 euro apo afër 320 denarë.

    Gati të njëjtat janë çmimet e paketimit prej 10 vezë që në Kroaci kushtojnë 2.35 euro, ndërsa tek ne kushtojnë afër 100 denarë. Edhe çmimi i një kilogram pule të freskët me 3 euro apo 180 denarë është i ngjashëm me koston tek ne. Çmimi i mishit të grirë të viçit prej 450 gram me 2.7 euro në Kroaci gjithashtu është i përafërt me çmimin e tij në Maqedoni që në mishtore mund të blihet për diku 400 denarë për një kilogram. Çmimi i një kilogram mish viçi në supermarketet kroate me afër 9 euro apo 540 denarë, është i ngjashëm me atë tek ne. Gjithashtu kostoja e vajit për përgatitjen e ushqimit prej 1.2 litra në Kroaci kushton 1.86 euro që është e ngjashme me çmimin prej 100 denarë për litër vaj tek ne.

    Edhe çmimi i miellit tip 400 për një kilogram me 77 cent është i ngjashëm si tek ne me një kosto mesatare prej afër 40 denarë për kilogram.

    Ndonëse në vitet e fundit është begatuar oferta e marketeve vendore me pemë perime që shpesh i kanë të njëjta çmime apo edhe më lirë se në tregun e gjelbër, mirëpo sërish edhe oferta e tyre i ngjan asaj të shitoreve kroate.

    Kështu në Kroaci një kg patate shitet me 70 cent apo afër 40 denarë, një kg domate me 1.7 euro apo 100 denarë, dhe një kilogram mollë dhe një kilogram limon shiten me nga një euro apo 60 denarë.

    Me fjalë të tjera, qytetarët e Maqedonisë me paga mesatare dhe minimale, një pjesë të konsiderueshme të artikujve ushqimore i paguajnë ngjashëm si kroatët me të ardhura mujore dy herë më të vogla. Njëherësh edhe pse ne me vite preferojmë të quhemi shtet bujqësor me një traditë të madhe në prodhimtarinë e ushqimit, megjithatë një pjesë të caktuar të produkteve themelore apo bazë i kemi edhe më të shtrenjta se Evropa në raport me fuqinë tonë blerëse.

    MINISTRIA E BUJQËSISË MBËSHTET NGRIRJEN E ÇMIMEVE

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave ka njoftuar se ka përgatitur një analizë për çmimet e produkteve bujqësore në të cilën kryesojnë pemët dhe perimet, dhe se të njëjtën e ka dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë. Nga kjo ministri theksojnë se janë duke monitoruar kostot që kanë fermerët për prodhimin dhe se në përputhje me rrethanat po krijohen masa për mbështetjen e prodhimit vendas. Ata gjithashtu njoftuan se mbështesin ngrirjen e çmimeve për pemët dhe perimet pasi siç thonë, ngrirja e tillë gjatë kësaj periudhe nuk do të ndikojë në uljen e çmimeve për blerje të fermerëve.

    “Ne monitorojmë dy parametra përmes të cilave krijojmë masat, apo përkatësisht sistemin për monitorimin e çmimit të prodhimit në fermë, faktikisht sa janë kostot reale të prodhimit të fermerëve dhe sistemit informativ të tregut ku çmimet me pakicë për produktet bujqësore monitorohen. Ato formohen nga kostot e prodhimit të bëra nga fermerët dhe nga marzha e tregtarëve me produkte bujqësore. Prandaj në bazë të analizave duam të theksojmë se çmimi në treg është dukshëm më i lartë se çmimi i vet prodhuesit, dhe se marzha e vendosur nga blerësit dhe tregtarët luan një rol të madh në çmimin e shitjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë duke shtuar se vendimi përfundimtar për këtë çështje bazuar në të gjitha parametrat i takon Ministrisë së Ekonomisë.

    ÇMIMET NË KROACI

    Një litër qumësht: 48 denarë

    Një litër jogurt: 60 denarë

    Një pulë e freskët: 180 denarë

    450 gram mish i grirë: 160 denarë

    30 copa vezë: 340 denarë

    1.2 litër vaj: 100 denarë

    Një kg miell tip 500: 47 denarë

    Një kilogram mish viçi: 540 denarë

    Një kg patate: 40 denarë

    Një kg domate: 100 denarë /koha/

    Lajmi Paraprak

    Në rrugë për lëmoshë! Mbi 160 fëmijë enden si lypsarë rrugëve të RMV

    Lajmi i rradhës

    Pse kolla mbetet pas të ftohurës – Trajtimet natyrale që duhet të bëni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë